Forumi Kuq E Zi
Në Kosovë identifikohen persona me inteligjencë të jashtëzakonshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Në Kosovë identifikohen persona me inteligjencë të jashtëzakonshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Në Kosovë identifikohen persona me inteligjencë të jashtëzakonshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Në Kosovë identifikohen persona me inteligjencë të jashtëzakonshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në Kosovë identifikohen persona me inteligjencë të jashtëzakonshme 426006_371281016230106_236304299727779_1303550_1582522281_n
Në Kosovë identifikohen personat me inteligjencë të jashtëzakonshme bazuar në testin e standarizuar të inteligjencës të Britanisë së Madhe. Kjo po mundësohet nga projekti ATOM, të cilin e realizon Qendra për Studime dhe Shërbime Psikologjike dhe Sociale.

Menaxheri i projektit. Jusuf Thaçi. bëri të ditur për Top Channel rezultatet e para nga testet e inteligjencës nëpër të cilat kanë kaluar rreth 1000 nxënës të shkollave të mesme. 35 nxënës shqiptarë dhe një boshnjak sipas tij kanë arritur piket maksimale në test.

“Për fazën e pare kemi përdorur një test të standarizuar të inteligjencës, kemi mbi 30 persona të cilët kanë arritur që kanë arritur pikët standarde në testin e inteligjencës 145, që është ekuivalente me testin e inteligjencës. Këto rezultate jane shume të mira posaçërisht kur kemi parasysh se në kemi përdorur një test me norma britanike dhe jane të krahasueshme me popullatën në Britani”, tha Jusuf Thaçi, menaxher i Projektit ATOM, Qendra për studime dhe shërbime psikologjike dhe sociale.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Arsim njëherësh anëtar i Bordit Këshillues Dukagjin Pupovci tha se kjo dëshmon se predispozitat e popullatës janë të njëjta në gjithë globin por varet nga shoqëria, se deri në çfarë mase mund të zhvillohen njerëzit.

“Pikërisht qëllimi i këtij projekti është që tu ofrohet këtyre të rinjve një mundësi që ata se kanë në vendin tonë. Duhet të hartohet një program i veçantë i punës me këta të rinj, mendoj se kjo do të jetë mjaft sfiduese në Kosovë por do të jenë sigurisht disa veprime që duhet t’i ndërmarrim në këto kushte tona, sa kam kuptuar unë, monitorimi individual nga ana e eksperteve të fushave të caktuara pastaj do të jete një shkolle verore për talentë, por këto janë vetëm hapat e parë sepse do të ketë edhe shumë angazhime të tjera në mënyrë që të kemi ndonjë rezultat”, tha Dukagjin Pupovci, anëtar i Bordit Këshillues.

Aktualisht nuk bëhen publik emrat e më të mirëve, sepse ata identifikohen me shifra. Por sipas Jusuf Thaçit testi ka identifikuar se jo domosdoshmërisht personat me inteligjencë të jashtëzakonshme varen nga suksesi i tyre në shkollë apo nga niveli i edukimit të prindërve.

“Nëse i shohim p.sh rezultatet e këtyre që kanë arritur pikët më të larta dhe i krahasojmë me të dhënat që kemi nga formularët e aplikimit atëherë, shohim që ata vijnë nga familje me të ardhura mesatare ose nen mesatare, vijnë nga prindër që kane profesione të ndryshme duke filluar nga punëtorë krahu deri të ata me grada shkencore, nga vendet rurale po ashtu edhe urbane”, tha Jusuf Thaçi, menaxher i projektit ATOM.

Vitin e ardhshëm ky projekt do të ketë fokus edhe nxënësit e shkollave fillore ndërsa parashikohet që i njëjti projekt të realizohet edhe në Shqipëri.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons