Nga dita e sotme, Google ka future ne perdorim politiken e saj per privatesine ne rrjet, pavaresisht paralajmerimeve nga Bashkimi Europian se mund te jete ne shkelje me ligjin e BE-se.
Ky ndryshim do te thote se te dhenat e mbledhura nga njeri prej sherbimeve te Google mund te ndahet ne platformat e tjera te kompanise, si Youtube, Gmail apo Blogger. Si rezultat, sipas Google Inc. rregullat e reja bejne te mundur qe rezultatet e kerkimeve te jene me te sakta.
Google ka shkrire 60 rregulloret e saj per plateformat individuale ne nje te vetme per te gjitha sherbimet.
Por rregullatoret e te dhenave ne France kane hedhur dyshimet per ligjshmerine e kesaj levizje dhe kane nisur nje hetim mbare-europian. Autoritetet e BE-se i kane kerkuar Google te mos nxitoje ne zbatimin e rregullores se re, deri sa situata te jete me e qarte. Por Google refuzoi duke garantuar privatesine e te dhenave te personave.