Pas një konference shpjeguese mbi Serbinë dhe Kosovën, dhe njoftimit për një vizitë në Prishtinë gjatë muajit mars, komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle u pyet nëse po planifikon të bëjë ndonjë vizitë edhe në Shqipëri.
“Në fakt po. Dje pata një diskutim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm shqiptar dhe ajo që diskutuam ishte se, pas rrugëdaljes në nëntorin e kaluar, sa e rëndësishme është që tani të prodhohet një masë kritike progresi, ju e dini, për 12 kriteret, për reformën zgjedhore, në mënyrë që Komisioni, në kuadër të progresit të raportit, të mund të bëjë një rekomandim pozitiv ndaj Këshillit Europian”, ka deklaruar Fyle.
Javën që vjen, më 6
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe 7 mars, në Tiranë nis seminari me Komisionin Europian për vlerësimin e planit të veprimit dhe progresit të deritanishëm në plotësimin e 12 kriterereve. Ndërsa përshëndeti miratimimin e Kodit Penal, Fyle ftoi sërish për uljen e retorikës politike në vend dhe përqëndrim në reforma.
“Është një lajm shumë i mirë, veçanërisht kur dikush lexon gazetat dhe lajmet që vijnë nga Shqipëria. Kjo është diçka që e kam diskutuar me ministrin e Jashtëm, diçka që e kemi diskutuar me kryeministrin dhe diçka që definitivisht do ta diskutoj edhe me liderët e opozitës. Pra, ju lutem, uleni retorikën, ok? Retorika, apo retorika politike, nuk ju ndihmon që të përparoni në procesin e reformave gjithpërfshirëse. Përqendrohuni në pjesën pozitive të progresit të Shqipërisë. Kjo është ajo që presin vendet anëtare”, ka theksuar Fyle.
Edhe pas dy raportesh me të njëjtat rekomandime, dy forcat kryesore politike në vend nuk e kanë miratuar ende planin e përbashkët të veprimit për zbatimin e 12 kritereve.
Integrimi