Forumi Kuq E Zi
16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Shprehjet, gjestet dhe sjellja e dikujt që shtiret
Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera. Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.
Gjuha e trupit te gënjeshtrat

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
1. Shprehja fizike do të jetë e kufizuar dhe e ngurtë, me pak lëvizje krahësh dhe duarsh. Kur dikush që ju flet gënjen, lëvizjet e krahëve, duarve dhe këmbëve janë në drejtim të trupit të tij/saj, pasi gënjeshtarët përpiqen të zënë sa më pak hapësirë.

2. Dikush që po gënjen do të shmangë sa më shumë kontaktin e syve. Njerëzit e njohin të mirën dhe të keqen; edhe kur thonë fjalë të pavërteta, ndërgjegjja i thotë të kundërtën. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe çiltërsi në çdo rast.

3. Duart do të prekin fytyrën, fytin dhe gojën. Prekja apo kruajtja e hundës, apo prapa veshit është e zakonshme në këto raste. Nuk ka asnjë gjasë të prekë gjoksin/zemrën me një dorë të hapur.
Gjestet emocionale dhe fjalitë e shkurtra

4. Ekziston një mospërputhje mes gjesteve, shprehjeve dhe fjalëve. Për shembull: Dikush thotë “Më pëlqen” kur merr një dhuratë dhe pastaj buzëqesh pasi bën pohimin, dhe nuk buzëqesh në të njëjtën kohë kur thotë pohimin.

5. Gjestet/shprehjet nuk përputhem me pohimin verbal, si për shembull kur dikush shtrembërohet kur thotë “Të dua”.

6. Kur dikush shtiret me emocione të rreme shprehjet janë të kufizuara me lëvizjet e gojës (si i lumtur, i habitur, i trishtuar apo i frikësuar) në vend që të ndryshojë krejt çehren e fytyrës. Për shembull: kur dikush buzëqesh natyrshëm e gjithë fytyra e tyre është e përfshirë: nofullat dhe faqet lëvizin, sytë dhe balli mblidhen etj.

7. Minutazhi dhe kohëzgjatja e gjesteve emocionale do të jetë jashtë tempit. Shfaqja e emocioneve do të vonojë, kur ato të shprehen do të qëndrojnë më gjatë nga sa do të qëndronin normalisht, dhe më pas do të ndalin papritmas.
Bashkëveprimet dhe reagimet

8. Një person fajtor bëhet mbrojtës i vetvetes, duke justifikuar veten. Një person i pafajshëm priret të ofendohet. (Kujdes se gënjeshtarët e dinë këtë taktikë dhe luajnë rolin sikur ofendohen).

9. Një gënjeshtar nuk ndihet rehat përballë akuzuesit/pyetësit dhe mund ta kthejë kokën apo të lëvizë trupin prapa.

10. Një gënjeshtar ka mjaft gjasa të vendosë objekte si libra, filxhanin e kafesë, mes atij dhe jush.
Konteksti verbal dhe kapaciteti

11. Një gënjeshtar do të përdorë fjalët tuaja për t’u përgjigjur apo për të pyetur. Kur e pyesin: “A e hëngre biskotën e fundit?”, gënjeshtari do të përgjigjet: “Jo, s’e hëngra unë biskotën e fundit”.

12. Një pohim i shkurtuar ka më pak gjasa të jetë i vërtetë: “S’e bëra unë”, në vend të “Nuk e bëra unë”.

13. Gënjeshtarët ndonjëherë i shmangen gënjeshtrës duke mos bërë pohime të drejtpërdrejta. Ata thjesht nënkuptojnë përgjigje në vend që ta mohojnë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë.

14. Personi fajtor mund të flasë më shumë se zakonisht, duke shtuar detaje të panevojshme për t’ju bindur. Ata nuk ndihen rehat me heshtjen apo pushimeve në bashkëbisedim.

15. Një gënjeshtar mund të lërë jashtë përemrat dhe të flasë me një ton monoton. Kur bëhet pohim i vërtetë, përemri theksohet po kaq shumë sa pjesa tjetër e fjalëve në një pohim.

16. Fjalët mund të ngatërrohen apo të fliten me ngadalë. Sintaksa dhe gramatika harrohen fare kur gënjen. Me fjalë të tjera, fjalët do të jenë të çrregullta në vend që të theksohen.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Shenja të tjera të gënjeshtrës
- Nëse mendoni se dikush po ju gënjen, provoni të ndryshoni me shpejtësi temën e një bashkëbisede. Gënjeshtari do të pranojë dhe do të ndihet më i çliruar pastaj. Fajtori kërkon të ndryshojë temë; i pafajshmi mund të hutohet nga ndryshimi i papritur në temë dhe do të kërkojë të rikthehet tek tema e mëparshme.
- Fajtori do të përdorë humorin apo sarkazmin për të shmangur një temë.

Shënimet e fundit:
Duhet të kini parasysh se edhe nëse dikush ka këto shenja, kjo nuk e bën atë gënjeshtar/e. Sjelljet e sipërme duhet të krahasohen me sjelljen normale të tij në sa më shumë raste të jetë e mundur.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shyqyr zotit jam aq e zonja sa ti dalloj qe nsy ato qe mundohen me mgenjy

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons