Si gjithnjë bëheni gati për të dalë dhe papritmas në hundë, mu në mes të
saj paraqitet një shenjë në mes, ose ju prishet modeli i flokëve. Nuk paraqesin
këto fare problem, me këshillat tona së shpejti do të shkëlqeni.
Përgatiti: Afrora Fusha
1. Lëkura problematike. Lëkurë e ngrehur, lehtë skuqet dhe
bëhet e thatë, sa më parë do ta largoni atë që këtë lëkurë e ngarkon dhe e
irriton dhe më së miri këtë do ta bëni me një qumësht për fytyrë, pas kësaj
fytyrën do ta lyeni me Ph krem neutral që qetëson lëkurën dhe e rrit
elasticitetin e saj natyral.
2. Rrethi i hundës. Edhe
përballë pastrimit ditor në poret e hundës vazhdimisht mblidhet yndyra dhe papastërtia, këto e ngarkojnë hundën dhe rrethin e saj duke krijuar mitisera. Si
ndihmë e parë do t’ju shërbejnë ‘flasterët’ për fytyrë të cilët lidhin
papastërtinë rreth hunde dhe e hedhin jashtë.
3. Lëkura e
lodhur. Nëse fytyra juaj është e thatë, për një moment mbyllni sytë dhe
spërkateni me ujë të vakët. Kur të mbërrini në shtëpi merrni gjysmë litre ujë të
vluar, e vendosni në një enë mesatare, hidhini disa qese çaj kamomil, vendosni
një peshqir mbi kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas kësaj lëkura do të duket
më e përmirësuar.
4. Ndihmë nga herpesi. Herpesi
lajmërohet gjithë herë në kohën më të vështirë, prej stresit dhe atëherë kur
trupi lufton me temperaturën e lartë . Nëse vëreni se keni herpes sa më shpejt
lyeni me krem që përmban aciklovir. Nëse këtë nuk e keni në shtëpi, atëherë
lyeni me pastë për dhëmbë.