Qeniet njerëzore nuk janë nga kjo galaktikë. Shkencëtarët njoftuan se sistemi ynë diellor nuk ka lindur në galaktikën tonë, por në një formacion të çuditshëm i pagëzuar “Sagittarius Elliptical Galaxy” (SagDEG)! Por, si është e mundur kjo? Duke përdorur të dhënat e shumta të mbledhura nga “Two-Micron All Sky Survey” (2MASS), një program gjigant, i cili studion qiellin/universin në gjithë fushën me infra të kuqe, nga Universiteti i Massachusetts, astronomët tashmë mund t’i përgjigjen pyetjeve që i kanë munduar ata për dekada rresht, duke vërtetuar se galaktika “jonë” po gëlltit një tjetër galaktikë të afërt me të, duke u mjaftuar në një aktivitet “kanibalizmi” galaktikash. Studimi u botua në revistën shkencore, “Astrophysical Journal”. Ai është i vetmi studim i deritanishëm, i cili paraqet një hartë të plotë që përfshin gjithë shtrirjen e galaktikës Sagittarius dhe tregon hollësira se si copëra/pjesë të saj mbështillen dhe kalojnë përmes galaktikës. Kështu, ai tërhiqet, këputet, copëtohet dhe thithet nga galaktika.
Një studim i ri, me infra të kuqe në gjithë qiellin/hapësirën u krye në 2003-shin. Ekipe shkencore nga universitetet e Virginia-s dhe Massachusetts-it përdorën një superkompjuter, për të studiuar gjysmë miliardë yje dhe të krijojnë një Hartë të Re të Universit, e cila tregon sistemin tonë diellor (cikli i verdhë) që gjendet fiks në kryqëzimin e dy galaktikave.
Pasqyrimi i galaktikës sonë në qiell gjithmonë i ka çuditur astronomët. Nëse prejardhja jonë do të ishte nga kjo galaktikë, duhej të ishim në linjë të drejtë me Rrugën e Qumështit, si dhe me planetet e vendosura rreth Diellit tonë, por me të njëjtin kënd Dielli vihet në linjë të drejtë me galaktikën. Në vend të kësaj, siç zbuloi në fillim shkencëtari dhe astronomi Matthew Perkins Erwin, këndi i çuditshëm tregon se Dielli ynë ndikohet nga një sistem tjetër. Kështu, falë të dhënave të mjaftueshme e të bindshme të “Two-Micron All Sky Survey”, tashmë dimë se e kemi origjinën nga galaktika Sagittarius Dwarf.