Nuk jemi nga kjo galaktikë.
Imagjinonin tronditjen që do të pësonit, nëse rriteshit në një familje dhe papritur të mësoni se nuk jeni pjesëtar biologjik i saj, por i adoptuar. Të njëjtën tronditje pësuan dhe shkencëtarët kur njoftuan se sistemi ynë diellor, nuk ka lindur në galaktikën tonë, por në një formacion të çuditshëm i pagëzuar Sagittarius Elliptical Galaxy (SagDEG)!
Por si është e mundur kjo?
Duke përdorur të dhënat e shumta të mbledhura nga Two-Micron All Sky Survey (2MASS), një program gjigand, i cili studion qiellin/universin në gjithë fushën infra të kuqe të tij, nga Universiteti i Massachusetts, astronomët tashmë mund t’i përgjigjen pyetjeve që i kanë munduar ata për dekada rresht, duke vërtetuar se Galaktika “jonë”, po gëlltit një tjetër galaktikë e afërt me të, duke u mjaftuar në një aktivitet kanibalizmi galaktikash. Studimi u botua në revistën shkencore, Astrophysical Journal. Ai është i vetmi studim i deritanishëm i cili paraqet një hartë të plotë që përfshin gjithë shtrirjen e galaktikës Sagittarius dhe tregon hollësira se si copëra/pjesë të saj mbështillen dhe kalojnë përmes galaktikës. Kështu, ai tërhiqet, këputet, copëtohet dhe thithet nga galaktika.
Një studim i ri, infra i kuq i gjithë qiellit/hapësirës u krye në 2003-in. Ekipe shkencore nga universitetet e Virginia dhe Massachusetts, përdorën një super-kompjuter, për të studiuar gjysmë miliardë yje dhe të krijojnë një Hartë të Re të Universit, e cila tregon sistemin tonë diellor (cikli i verdhë) të gjendet fiks në kryqëzimin e dy galaktikave.
Pasqyrimi i galaktikës sonë në qiell, gjithmonë i ka çuditur astronomët. Nëse prejardhja jonë do të ishte nga kjo galaktikë, duhej të ishim në linjë të drejtë me Rrugën e Qumështit, si dhe me planetët të vendosur rreth Diellit tonë, por me të njëjtin kënd Dielli ynë, vihet në linjë të drejtë me galaktikën. Në vend të kësaj, siç edhe zbuloi i pari shkencëtari dhe astronomi Matthew Perkins Erwin, këndi i çuditshëm tregon se Dielli ynë, ndikohet nga një sistem tjetër. Kështu, falë të dhënave të mjaftueshme e të bindshme të Two-Micron All Sky Survey, tashmë dimë se e kemi Origjinën nga Galaktika Sagittarius Dwarf.