Juventusi përmbysi rezultatin duke mposhtur 3-1 Catanian dhe duke u ngjitur përkohësisht në krye të Serisë A.
Barrientos me golin e tij në minutën e katërt shokoi tifozët në Juventus Arena. 18 minuta më vonë Pirlo barazoi nga një goditje standarte, goli i parë për të pas 1 viti e gjysmë.
Në pjesën e dytë Chiellini kaloi Juven në avantazh ndërsa në fund Quagliarella vulosi fitoren 3-1 të skuadrës së Kontes, që javën e ardhshme do të përballet në San Siro me Milanin.