Siena e Erjon Bogdanit ka kryer stërvitjen në orën 12:30 (orari i ndeshjes së të dielës) në “Colle Val d’Elsa” dhe ka zhvilluar një fazë tekniko-taktike, si dhe një test fi nal ku trajneri ka kërkuar të provojë mesfushën.
Bogdani është ndalur pas një problemi në kofshën e majtë dhe sot do t’i nënshtrohet analizave të specializuara mjekësore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Leçes në Serinë A, pas dëmtimit të pësuar. 34-vjeçari e ka nisur karrierën me ekipin e Partizanit, me të cilin shënoi 21 gola në 69 ndeshje. Më pas kaloi në Turqi te Gençlerbirligi. Për të vazhduar më pas me ekipe të tjera si Rexhina, Salernitana, Verona, me dy të fundit në formë huazimi. Në sezonin 2005-2007 luajti për Sienën me të cilën aktivizohet aktualisht dhe më pas kaloi te Kievo. Në 2007-2008 luajti si i huazuar te Livorno, kurse në vitin 2010 kaloi te Çezena. Në fundin e viteve ’90, ai u bë pjesë e Kombëtares shqiptare ku deri më tani ka shënuar 15 gola në 63 ndeshje të zhvilluara.