Shkencëtarët holandezë kanë përdorur qeliza embrionale për të krijuar inde muskulore. Qëllimi është që në fund të vitit të kemi të parin hamburger të krijuar në laborator.
BBC thotë se qëllimi i këtij kërkimi është që të gjendet një mënyrë më eficiente për të prodhuar mish sesa duke vrarë kafshë.
Prodhimi i mishit artificial do të kishte një rëndësi shumë të madhe për planetin. Tani profesorët e universitetit të Maastrichtit thonë se kanë rritur copëza të vogla muskuli rreth 2 cm të gjatë dhe 1 cm të gjërë. Ky mish do bashkohet me gjak dhe yndyrë të prodhuar po ashtu në mënyrë artificiale për të prodhuar në vjeshtë hamburgerin laboratorik.
Kostoja e një hamburgeri do jetë rreth 200 mijë sterlina, por pasi të demonstrohet principi, kostot e prodhimit do ulen ndjeshëm.