Ryan Marquiss është fëmija i vetëm që i ka mbijetuar një sërë keqformimeve kardiake, të cilët deri tani nuk i kanë lënë të shpëtojnë fëmijët e tjerë. Ryan u lind me zemrën jashtë trupit, një gjendje e rrallë që zakonisht i vret foshnjat brenda tri ditëve të para të lindjes.
Për më tepër, zemra e tij ishte më e vogël dhe punonte vetëm në pjesën (hipoplasia). Mjekët ishin të vetëdijshëm për cenin e Ryan, por Marquiss, nëna e djalit nuk donte të ndërpriste shtatzëninë. Ryan është lindur në shkurt të vitit 2009 dhe një ekip prej 30 specialistësh kanë marrë pjesë në operacionin e të voglit.
Pas një ndërhyrje të gjatë, fëmija ka mbijetuar për habinë e prindërve: "Ne nuk mendonim se ai do të mbijetonte, është një mrekulli e vërtetë". Tani Ryana është tre vjeç dhe pritet ti nënshtrohet edhe dy operacioneve për të bërë që zemra e tij të funksionojë si një zemër normale.