Forumi Kuq E Zi
UFO dhe Besimet Fetare Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
UFO dhe Besimet Fetare Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
UFO dhe Besimet Fetare Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
UFO dhe Besimet Fetare Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1UFO dhe Besimet Fetare Empty UFO dhe Besimet Fetare 29/5/2011, 13:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Egzistenza e UFO-ve, te alieneve, te qenieve multidimensionale, te qyteterimeve njerezore qe kane egzistuar perpara nesh dhe gjera te tejra misterioze, jane plotesisht kompatibel apo te perputhura me doktrinen kristiane dhe, me ne pergjithesi, me Zotin.

Por nuk duhet te harrojme qe prej kohesh njeriu i interpreton shkrimet e shenjta, duke besuar shpesh ne gjera jo te verteta thjesht sepse njeriu nuk ka ditur te interpretoje shkrimet e shenjta.

Faktikisht nuk eshte logjike te mendosh se Zoti te kete thene qe egziston vetem nje bote e krijuar, pra jona, dhe kete e dinin shume mire shume personazhe biblike, si Shen Pali i cili ne nje leter drejtuar Hebrenjve flet per bote (te banuara) te krijuara nga manifestimi (fjala) i Zotit.

Pershkrime UFO-sh ne Bibel

Ne Bibel dhe ne tekstet e tjera antike vazhdimisht ka referime ndaj anijeve kozmike te ndryshme te cilat pershkruhen ashtu siç mund ti pershruanin popullsite e atehereshme ne ate periudhe pa njohurite e sotme shkencore.

Re te ndritshme, qerre fluturuese, kollona te zjarrta dhe sfera te zjarrta, nuk jane tjeter veçse disqe fluturuese, cigare (forme tjeter UFO-je) fluturuese, sfera fluturuese, pra me fjale te tjera UFO.

Qe nga lashtesia e historise se universit, egzistonin qenie shpirterore dhe trupore qe sherbenin Zotin me perkushtin dhe quheshin Engjej. Sot i quajne UFO dhe Aliene, por nuk duhet te harrojme qe midis tyre jane dhe ata te keqinj, qe veprojne kunder principeve te Zotit dhe si rrjedhoje per te keq, edhe pse ne pamje te pare nuk duket keshtu.

Dime qe rraca e alieneve qe quhen “Te Grinjte” (nga Grey) paraqitet si nje rrace aliene miqesore qe eshte ne anen e se mires, dhe dime se vete Te Grinjte na vene ne dukje se egziston nje rrace tjeter aliene “e keqe” e cila ka marre kontak ne menyre sekrete me qeverite e superfuqive boterore.

Deshmi UFO ne Bibel

Ne Shkrimet e Shenjta, si dhe ne shkrime te tjera, jane prezente pershkrime te shumta anijesh aliene te shkruara sipas njohurive te kohes, te cilat te habisin per preçizionin ne pershkrim, aq sa keto pershkrime te ketyre anijeve kozmike perputhen ne menyre perfekte me anijet aliene qe dokumentohen shkencerisht ne kohet e sotme.

Te paret qe zyrtarisht pranuan faktin se ne Bibel kishim pershkrime UFO-sh, ishin astronomi amerikan Morris Jessup dhe shkencatri rus Matest Agrest.

Pershembull, rrethanat e shkaterrimit te Sodomes dhe Gomorres ringjallin ne kujtese nje shperthim berthamor ashtu siç mund te pershkruhej me fjale nga nje vezhgues qe jetonte ne kohet antike; ne veçanti, vala e goditjes e perhapur nga shperthimi berthamor do te kishte shkrire vendndodhjet e gureve te kripes (ose halite) ne Detin e Vdekur dhe goditur me pjesezat e tyre gruan e Lot, duke e transformuar ne nje “statuje kripe”. Perveç kesaj eshte teper evident detyrimi per mos t’u kthyer mbas dhe per mos te pare driten e demshme te shperthimit berthamor.

Bibla permend patriarket, si Enoch, te cilet rrembehen ne qiell nga objekte fluturuese misterioze, dhe nga shfaqja misterioze e njerezve ne sherbim te Zotit te cilet perdorin teknologji te larte, siç deshmon episodi ne te cilin keta njerez misterioze godasin me rreze verbuese disa persona te paskrupuj qe donin te hynin ne shtepine e Lot.

Ne librat apokrife te Enoch, flitet per Enoch i cili dergohet ne hapesire nga astronaute dhe takon Engjej astronaute, te cilet i tregojne TOken siç dukej nga hapesira, dhe krijesa te tjera “te bardha” te ngjashem por jo njelloj me njerezit (hamendesisht si alienet “Gri”).

Mjetet UFO ne Shkrimet e Shenjta pershkruhen si: karroca e zjarrte dhe turbina qe rrembejne ne qiell profetin Elia, lavdine e Zotit qe shfaqet ne shkretetire patriarkut Ezekiel dhe balena qe per tre dite dhe tre nete gelltit Jonah pa e tretur (brenda se ciles ka dyer, dritare dhe llamba te varura), kollona misterioze e zjarrte (qe diten ngjason me nje re) e cila i tregon Moisiut dhe hebrenjve rrugen per eksodin, anijen kozmike nene ne forme cigareje ku pas kalimit te saj hapen ujerat ne Detin e Kallamave, i cili nuk ishte tjeter veçse nje moçal (dhe jo Deti i Kuq siç mendohet gabimisht: ky gabim eshte bere gjate perkthimit).

Me pas kemi perbindeshin e detit ose gjarperin me krahe Leviatan, i cili pershkruhet si nje mjet cilindrik i afte te levize ne qiell si nje aeroplanmbajtes per te leshuar mjete me te vogla prej tij, dhe nen uje si nje mjet amfib. Dhe akoma, qindra citime te tjera, midis te cilave gjarperinj me pende, perla, turbina, karroca hyjnore dhe re: te gjitha UFO te pershkruara sa me mire qe mundeshin nga persona te atyre koherave.

- Keshtu Abrahami pa naten nga nje vend i caktuar dy objekte misterioze qe ai pershkruajti si dy pishtare dhe nje furr me tym, praktikisht nje UFO klasik te ndritshem ne forme tubolare dhe nje disk fluturues te zakonshem me mjegullen klasike qe e rrethon.

- Keshtu komentonte profeti Ezekiel ne lumin Kebar nje disk fluturues, sipas njohjeve ne ate kohe: “…nje re dhe brenda saj nje rrote dhe siper rrotes nje kupole dhe poshte saj disa zgjatime ose shkalle per te zbritur”.

- Profeti Isaia pa disqe fluturues qe riktheheshin ne anijen nene, si pellumba qe rikthehen ne deren e tyre hyrese.

Dhe mos te harrojme ketu nje ushqim alien te vertete: Mana.

Inxhinjeri i NASA Josep F. Blumrich arriti te ndertonte nje prototip anijeje kozmike qe kishte mundesine te fluturonte, duke ndjekur me perpikmeri te gjitha pershkrimet dhe sugjerimet e profetit biblik Ezekiel.

Ky i fundit, kishte pare si “karroce te Zotit” nje anije kozmike mbi lumin Kebar, duke e pershkruar me fjalet e nje personi qe nuk kishte njohurine e fluturimeve ne hapesire; krijesa qe ishte ne anije (nje mesazher i Zotit) i mesoi koncepte kozmike te larta Ezekielit.

Cudira te tjera biblike jane: emri i Matuzalemit (djali i Moisiut) qe do te thote “njeriu i raketes” dhe sikur kjo te mos mjaftonte, ky ka nje moshe mijevjeçare; nese ndjekim udhezimet qe i jepen Moisiut per ndertimin e Arkes se Beselidhjes, nuk kemi gje tjeter veçse nje kondensator me vlere disa qindra volt.

Ne Testamentin e Ri apo Dhjaten e re, gjejme UFO qe permenden ne Ungjill, ne Aktet e Apostujve, ne letren drejtuar Selanikasve dhe ne Apokalips apo Zbulimi.

Krijimi, Zoti dhe Zoterit

Le te hedhim tani disa hipoteza. Gjithmone duke ju referuar teksteve te shenjta, hamendesisht Zoti, ose me mire, kush e prezantonte ate ka nderhyre direkt ne zhvillimin e njerezimit derisa njeriu te mund te arrinte nje zhvillim te tille te trurit te mjaftueshem qe te mesonte artet, zanatet dhe shkencat.

Duket gati sikur njeriu ka pesuar nje proçes zbutjeje te jashtem (dhe eshte treguar qe nuk mund te auto-zbutemi), qe ka filluar 1 milione vjet me pare. Deri para 10 mije viteve aliene - udheheqes jetonin ne mes te njerezve, por qe atehere njerezit ishin te afte te ecnin me kembet e tyre dhe pati nje reduktim te numrit te alieneve-udheheqes, te cilet ama vazhduan te mbanin kontaktet dhe vendosen bazat e tyre ne vende ku nuk mund te zbuloheshin nga askush (psh ne thellesite detare, ne Pole, ne Hene).

Sipas shkrimeve antike, ne epoken e arit Perendite ecnin ne Toke dhe edukonin njerezit, por u larguan kur pane se njerezit filluan te shfaqnin tendenca negative. Qe atehere alienet-udheheqes ne nje rol kryesisht mos-nderhyres ose asnjanes.

Nuk mund te perjashtojme qe alienet-udheheqes, ne fund te epokes se arit, te kene marre me vete grupe njerezish, pasardhesit e te cileve infiltrohen midis te tjereve, edhe me qellimin per te krijuar nje bote me te mire.

Udhetimi ne hapesire i profetit Baruk

Duke lexuar tekstet apokrife, mund te hasen informacione interesante rreth nje udhetimi ne hapesire te bere nga profeti Baruk. Duke kerkuar te “riperpunojme” shprehjet apo gjuhen primitive te perdorur nga Baruk sipas njohurive moderne dhe ufologjike, si rezultat kemi nje udhetim te vertete hapesinor ne bordin e nje anijeje kozmike aliene.

- Ruajtesit e hapesires (ose ndryshe engjejt e rene) duke kryer maredhenie me bijte e njeriut (seksuale) krijuan nje rrace gjigantesh, e cila me vone u zhduk gati e gjitha fale permbytjes universale (te mbijetuarit do te vriten nga hebrenjte).

- Engjejt e rene me pas vendosen ne nje burg hapesinor te perbere nga nente yje te ndritshem.
- Rreth viteve 600 a.C, Baruk u mor nga nje engjell ne bordin e nje anijeje fluturuese dhe per nje udhetim ne hapsire per ti zbuluar disa mistere te “Zotit”.

- Ne orbiten e pare Baruk sheh krijesa te ndryshme nga ato njerezore dhe te tjera te ngjashme me femije ne nje vend te sheshte ne hapesire.

- Ne orbiten e dyte Baruk shikon rraca te ndryshme alienesh, gjithmone ne nje vend te sheshte te hapesires.

- Ne orbiten e trete Baruk shikon ne hapesiren e pafund (ose Ade) nje makine te gjate 6 km (ose dragua) afer Diellit. Dragoi ha “hapesiren” por nuk e konsumon, ushqehet me te por e nxjerr jashte (nje vrime e zeze?).

Motorri i makines ka pamjen e nje predhe topi dhe thith (por nuk konsumon) energjine kozmike qe gjendet ne te gjithe universin per te levizur.

Pastaj Baruk shikon diçka qe i ngjan makines qe solli Ezekielin ne hapesire dhe me vone shikon nje objekt qe quan “ruajtesin e horizontit” i cili orbiton rreth Tokes. Ai ka panele diellore te levizshem, nje motorr qe prodhon shume drite dhe nje tip shenje apo brand i ndonje fabrike aliene. Pas kesaj, Barukut i tregohet Hena.

- Ne orbiten e katert Baruk dergohet ne nje vend ku ka nje uje te veçante i cili eshte njefare eliziri jetesor i cili mban ne jete shpirtrat e te drejteve. Perveç kesaj Baruk shikon satelite te tjere per telekomunikime.

- Ne orbiten e peste Baruk gjendet ne nje vend ku ka atmosfere dhe gravitet. Ketu kryeengjelli Mikel i flet Barukut rreth nje zgjedhjeje te vertete gjenetike, ne fakt i thote qe te drejtet dhe gjysem-te drejtet do te ruhen dhe kurohen, por ata jo te drejte do te eliminohen me sistemet me te keqia. Gjithashtu permenden shpesh tiganet, qe mund te jene disqet fluturuese.

Jobi dhe Satani hapesinor

Ne nje episod te famshem ne bibel, Zoti lejon qe Jobi te vihet ne prove nga Satani dhe mbi kete histori jane tre raste qe meritojne te citohen dhe rishikohen sipas njohurive te reja moderne dhe ufologjike.

- I pari ka te beje me momentin kur Zoti pyet Satanin (te dy keta u shfaqen perpara Jobit) se nga vinte ky i fundit (dmth Satani) dhe Satani pergjigjet se praktikisht ishte ne orbite rreth Tokes.

- Episodi i dyte interesant ka te beje me nje sulm nga qielli te Satanit mbi disa prona te Jobit, te cilat shkaterrohen nga rreze te ngjashme me ato lazer.

- Episodi i trete ka te beje me pergjigjen e Zotit ndaj lutjeve te Jobit, pergjigje qe vijne nepermjet nje objekti ajror brenda te cilit ndodhet “Zoti” i cili flet me Jobin. Ne kete bisede te fundit “Zoti” flet me Jobin per perbindeshin Leviatan duke e pershkruar si nje anije kozmike e madhe me aftesi fluturimi ne hapesire, zhvendosje ne terren dhe veçanerisht ne uje.

Kjo anije eshte ne forme cilindrike ose ne forme cigareje, ka nje korace te dyfishte te pa-depertueshme, ka hyrjen ne pjesen e perparme dhe oblo te ndritshme, leshon shume drite dhe nje mjegull rreth saj, mekanizmat e saj kryesore jane vendosur ne pjesen e fillimit, kur gjendet nen uje e ben ate te nxehet (pra leshon nxehtesi), ka poshte saj disa mekanizma qe lejone perdorimin e saj dhe terren te forte, kur leviz le nje shenje te bardhe pas saj dhe ka shume arme te vendosura ne pjesen e perparme, njera nga te cilat i ngjan shume rrezeve lazer.

Sulmi ajror i “Zotit”

Ne Bibel ka shume episode ne te cilat ajo qe pershkruhet si rrace aliene nderhyn dhe komunikon me njerezit. Ne episodin biblik te disfates apo humbjes se 5 mbreterve, Jozuehu ben te mund qe Izraelitet te fitojne nje beteje te rendesishme fale sulmit ajror te “Zotit” qe shkaterron armiqte e tij.

Dhe nuk mbaron ketu duke qene se, para masakres finale te Izraeliteve kunder armiqve, Jozuehu kerkon dhe merr nga “Zoti” parovimin per te shfaqur mbi fushen e betejes dy globe drite te medhenj qe ai i quan “diell” dhe “hene”, qartesisht per te ndihmuar Izraelitet ne beteje.

E gjithe kjo natyrisht qe nuk eshte nje rast i izoluar, sepse shume here “Zoti” merr pjese edhe vete personalisht ne fushen e betejes ne krye te ushtrise Izraelite dhe lufton kunder armiqve te tyre, si ne rastin e betejes se Barak kunder Sisara.

Elizeu dhe perforcimet qe erdhen nga qielli

Ne Bibel lexohet qarte se kur Elizeu e sheh veten te sulmuar nga forcat e mbretit Aram, ai ikerkon ndihme Zotit, i cili i tregon Elizeut qe ne te vertete eshte i mbrojtur nga ajo qe pershkruhet si nje flote anijesh kozmike te ndritshme te padukshme per syrin e njeriut.

Eshte interesante te shohim se si qe atehere UFO-t kishin aftesine e padukshmerise ndaj syrit te njeriut dhe si rrjedhoje te vepronin qetesisht; behet fjale per diçka qe sot rregullisht dhe here pas here dokumentohet fale teknologjive te avancuara qe disponojme te cilat zbulojne prezencen e objekteve te mistershme (dhe astronautesh) te padukshem ne gjendjen normale dhe pa ndihmen e ketyre teknologjive te reja.

Shkaterrimi alien i Sodomes dhe Gomorres: Prelud alien

Shkaterrimi i Sodomes dhe Gomorres eshte nje prej shume episodeve te Bibles qe paraqet nje nderhyrje te krijesave jo te ketij planeti dhe perdorimin e elementeve teknologjike. Intepretimi i ketyre ngjarjeve biblike nen driten e njohurive moderne dhe ufologjike eshte padyshim shume reale.

Nje dite Abrahamit ju shfaqen dy ose tre njerez jo nga ky planet qe i thahe Abrahamit qe donin te verifikonin personalisht nese ishte e nevojshme te shkaterronin Sodomon dhe Gomorren. Ata njerez ishin “engjej” prej mishi dhe kocke, madje qe hane dhe ushqimin qe Abrahami u ofron atyre.

Abrahami dhe vete Bibla identifikojne “Zotin” ose “Perendine” ne ata njerez jo te kesaj bote, fakt qe eshte i çuditshem duke qene se Zoti eshte nje dhe nuk eshte prej mishi dhe kocke. Ka mundesi qe te ishin aliene ne sherbim te Zotit qe u dukeshin Izraeliteve si “perendi”, dhe per kete arsye quheshin “engjej” por edhe “Zot” ose “Perendia”. E njejta gje identike ndodhte ne te gjitha kulturat e tjera antike anembane botes.

Shkaterrimi i Sodomes dhe Gomorres: shperthimi berthamor

Kur njerezit aliene shkuan ne Sodome, takuan Lotin i cili i njohu menjehere sepse ata duhet te kishin nje pamje jo fort njerezore. Loti i ftoi ne shtepine e tij dhe ata pranuan, por pas pak erdhen banore te Sodomes, te cilet donin ti dorezonte ato krijesa me pamje njerezore.

Loti bllokoi me trup porten e shtepise per te mos ti lejuar te hynin brenda, por turma e njerezve ju hodh siper. Atehere krijesat e terhoqen brenda Lotin dhe godasin me nje rreze verbuese sulmuesit e tyre.

Me te kaluar rreziku, Loti u lajmerua nga miqte e huaj se duhej te ikte nga qyteti sepse ata do ta shkaterronin ate me nje arme berthamore. Alienet me pamje nejrezore keshilluan Lotin te mos shikonte driten qe do leshonte shperthimi berthamor dhe te fshiheshin ne mal per te mos u goditur nga vala e shperthimit.

Kur Loti ishte mjaftueshem larg nga qyteti, “Zoti” leshoi nga qielli dy raketa berthamore qe shkaterruan keto dy qytete dhe te gjithe luginen sebashsku me vegjetacionin perreth. Vala goditese e shperthimit shkaterroi basenet me gure kripore te zones aq dhunshem saqe gruaja e Lotit u mbulua pjeserisht prej kripes edhe pse ndodhej larg shperthimit.

Kur Abrahami shkoi te shikonte nga maja e malit ate çfare kishte ndodhur ne lugine, ai pa kerpudhen e krijuar nga shperthimi berthamor qe ngjitej nga lugina pak kohe pas shperthimit te bombes. Per shkak te radioaktivitetit dhe te shkaterrimit te ndodhur, lugina e begate qe me pare gjelberonte dhe ujitej nga te gjitha drejtimet me burime uji, u kthye perfundimisht ne nje shkretetire.

Raste te tjera shperthimesh berthamore jane gjetur dhe ne site te tjera arkeologjike, te cilat shpjegojne se si popullisi te tera jane zhdukur pa lene asnje gjurme te banoreve te vdekur, se si guret perreth jane shkrire ne temperatura qe nuk mund te ndodhin normalisht nga zjarri, por vetem nga nje shperthim berthamor qe leshon nje energji dhe temperature prej mijera gradesh, i cili ka shkrire reren perreth duke e kristalizuar ne xham.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons