Qytetarët në Jemen po votojnë për të zgjedhur një president të ri që do të zëvendësojë liderin veteran Ali Abdullah Saleh.
Votuesit pritet të zgjedhin zv.presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi, që është dhe kandidati i vetëm në këtë proçes zgjedhor.
Votimet mbahen pas një viti të mbushur me protesta të dhunshme anti-qeveritare në vendin më të varfër të gadishullit arabik.
Dhuna ka vazhduar gjatë ditës së hënë, me të paktën një qendër votimi të sulmuar në jug të vendit, raportojnë mediat ndërkombëtare. Një person thuhet se është vrarë.
Zgjedhjet vijnë gjithashtu pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga fqinjët e Jemenit në Gjirin Arab. Zoti Saleh, që ka qenë në detyrë për 33 vjet, nënshkroi marrëveshjen që parashikonte tërheqjen e tij me t’u zgjedhur presidenti i ri.
Ditën e hënë, ai u bëri thirrje jemenasve që të votonin për zotin Hadi, në mënyrë që të siguronin një kalim paqësor të tranzicionit.
Sipas rregullave të zgjedhjeve, nuk ka nevojë për balotazh që votimi të shpallet i vlefshëm. Me pak fjalë, edhe nëse një person i vetëm voton për të, zoti Hadi do të shpallet fitues.
Megjithatë, deklaron korrespondenti i BBC në Sana, zgjedhjet nuk kanë të bëjnë shumë me zgjedhjen e një lideri të ri, por me largimin njëherë e përgjithmonë të Saleh.
Lideri i ri do të përballet me një sërë detyrash, si me vazhdimin e rebelimeve në disa zona të vendit, me militantët e Al Kaedës dhe kequshqimin në radhët e fëmijëve që ka ardhur si pasojë e thatësirës.