Forumi Kuq E Zi
Vitaminë D për fëmijet,C për duhanpirësit dhe B12 për vegjetarianët Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vitaminë D për fëmijet,C për duhanpirësit dhe B12 për vegjetarianët Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vitaminë D për fëmijet,C për duhanpirësit dhe B12 për vegjetarianët Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vitaminë D për fëmijet,C për duhanpirësit dhe B12 për vegjetarianët Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vitaminë D për fëmijet,C për duhanpirësit dhe B12 për vegjetarianët 405909_380626768615417_141388129205950_1629671_699719998_n
Gjatë fazës së rritjes, zhvillimit, shtatzënisë, moshës së thyer, sëmundjeve kronike, alkoolizmit duhet të përdoren vitaminat e munguara.
Sasia për të cilën kemi nevojë ndryshon nga një njeri tek tjetri.
Në disa sëmundje të përcaktuara të sëmurit i këshillohen më shumë vitamina, përveç kësaj ilaçet mund të pengojnë aktivitetin e vitaminave.
Grupe të caktuara kanë nevojë më shumë për vitamina të specifikuara, p.sh., fëmijët kanë nevojë për vitaminë D, gratë shtatzëna për acid folik, të moshuarit për vitaminë D, konsumatorët e duhanit vitaminë C, alkoolistët për vitaminë B1 ndërsa vegjetarianët për vitaminë B12.
Mos e nënvlerësoni A,B,C-në e shëndetit
Vitamina A ndihmon në pastrimin e mushkërive nga toksina. Kjo veçori e vitaminës A shihet në zhdukjen e proteinave të lidhura me të dhe në përhapjen tek të gjitha qelizat.
Kjo gjë në përgjithësi nuk shfaqet kur vitaminat merren me anë të dietës por mund të shfaqen kur personi i merr mbi normën e caktuar. Shenjat janë përzierje në stomak, të vjella, dhimbje barku, diarre dhe humbje në peshë. Edhe sistemi nervor dhe ai i muskujve dobësohet duke u ndikuar nga mungesa e oreksit, krizat nervore, lodhja, pagjumësia, dhimbja e kokës dhe dobësimi i muskujve.
Vitamina D ka efekt veprues afatgjatë dhe depozitohet. Nëse ne marrim më tepër se duhet vitaminë D atëherë kjo ndikon në ngritjen e nivelit të kalciumit në gjak. Kalciumi mund të shkaktojë gurë në veshka. Përveç kësaj niveli i lartë i kalciumit në gjak shkakton forcimin e enëve të gjakut dhe ky fakt rrezikon arteriet e zemrës dhe të mushkërive dhe mund të jetë vdekjeprurës. Shenjat e intoksikimit nga vitamina D janë mungesë oreksi, dhimbje koke, dobësim, lodhje, etje dhe acarim i sistemit nervor.
Helmimi nga vitamina E ndodh nëse merret në sasi të tepërt por nuk mund të jetë aq e lehtë si në rastet e vitaminave A dhe D. Shenjat janë dhimbje koke, dobësim, marrje mendsh , lodhje dhe probleme me shikimin.
Helmimi nga vitamina K mund të ndodhë vetëm tek njerëzit të cilët konsumojnë burimet të cilat shpërbëhen në ujë. Ndërsa shenjat janë hemolizë e qelizave të kuqe, verdhëza dhe dëmtime në tru.
Nëse vitaminën B1 e marrim në mënyrë anormale atëherë ndikohet sistemi nervor. Shkakton lodhje, dhimbje koke, ndjeshmëri të lartë, dhe çrregullime të gjumit. Mund të shkaktojë edhe takikardi.
Sasia e lartë e B3 ndikon në sistemin nervor, glukozën në gjak dhe në mpiksjen e yndyrave. Gjithashtu mund të shkaktojë të vjella, trashje të gjuhës, gjendje të fikëti.
Nëse vitamina B6 merret në doza të larta për një periudhë të gjatë kohore mund të bëhet shkak për dëmtime të pariparueshme nervore.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C, ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave,
sasia e të cilave është e shtuar të personat që vuajnë nga diabeti.
Është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve
të lëkurës. Deri të shtimi i radikalëve të lirë të personat me diabet,
vije për shkak të ndryshimit të mitohondrieve, pjesëve stacionare, që
duhet ta prodhojnë energjinë. Po ashtu është konstatuar se pa
intervenimin nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të
sheqerit në gjak – këto molekula shtojnë rrezikun për amputim,
sëmundjeve të zemrës dhe humbjen e të pamurit. Shkencëtarët thonë se
vitamina C është shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo
efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit. Kolagjeni është
albuminë që thjesht mund ta quajmë ngjitës-përbërës të trupit. Për
shembull, gjendet në lëkurë, tetivë, kërcë, eshtra, dhëmbë, sy dhe në
muret e enëve të gjakut. Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh
radikalet e lira dhe kështu mund të luajë rol në preventivën e
sëmundjeve të rënda. Në mënyrë indirekte mbron vitaminën A dhe E, si
edhe disa vitamina të grupit B, nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit.
Vitamina C merr pjesë në metabolizmin e kolesterolit dhe në shndërrimin e
kolesterolit në thartirë të vrerit dhe kështu zvogëlon nivelin e
kolesterolit në gjak. Luan rol me rëndësi në bartjen e impulseve nervore
dhe në masë të duhur ndikon në gjendjen tonë psikike.Në organizëm zvogëlon rritjen e nivelit të hormoneve (kortikosteronit),
që shkaton stresin dhe kështu marrja e rregullt e vitaminës C mund të
mbrojë nga ndikimet e dëmshme të stresit. Stimulon sistemin e imunitetit
dhe ndihmon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe interferonit.në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe këpurdhave
- influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti,

- në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,

- ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,

- pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin
digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e
lira

- ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit,

- ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda,

- ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,

- vitamina C ndihmon në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,

- lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike,zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,

- ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit,

Thithja - absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons