Gjatë fazës së rritjes, zhvillimit, shtatzënisë, moshës së thyer, sëmundjeve kronike, alkoolizmit duhet të përdoren vitaminat e munguara.
Sasia për të cilën kemi nevojë ndryshon nga një njeri tek tjetri.
Në disa sëmundje të përcaktuara të sëmurit i këshillohen më shumë vitamina, përveç kësaj ilaçet mund të pengojnë aktivitetin e vitaminave.
Grupe të caktuara kanë nevojë më shumë për vitamina të specifikuara, p.sh., fëmijët kanë nevojë për vitaminë D, gratë shtatzëna për acid folik, të moshuarit për vitaminë D, konsumatorët e duhanit vitaminë C, alkoolistët për vitaminë B1 ndërsa vegjetarianët për vitaminë B12.
Mos e nënvlerësoni A,B,C-në e shëndetit
Vitamina A ndihmon në pastrimin e mushkërive nga toksina. Kjo veçori e vitaminës A shihet në zhdukjen e proteinave të lidhura me të dhe në përhapjen tek të gjitha qelizat.
Kjo gjë në përgjithësi nuk shfaqet kur vitaminat merren me anë të dietës por mund të shfaqen kur personi i merr mbi normën e caktuar. Shenjat janë përzierje në stomak, të vjella, dhimbje barku, diarre dhe humbje në peshë. Edhe sistemi nervor dhe ai i muskujve dobësohet duke u ndikuar nga mungesa e oreksit, krizat nervore, lodhja, pagjumësia, dhimbja e kokës dhe dobësimi i muskujve.
Vitamina D ka efekt veprues afatgjatë dhe depozitohet. Nëse ne marrim më tepër se duhet vitaminë D atëherë kjo ndikon në ngritjen e nivelit të kalciumit në gjak. Kalciumi mund të shkaktojë gurë në veshka. Përveç kësaj niveli i lartë i kalciumit në gjak shkakton forcimin e enëve të gjakut dhe ky fakt rrezikon arteriet e zemrës dhe të mushkërive dhe mund të jetë vdekjeprurës. Shenjat e intoksikimit nga vitamina D janë mungesë oreksi, dhimbje koke, dobësim, lodhje, etje dhe acarim i sistemit nervor.
Helmimi nga vitamina E ndodh nëse merret në sasi të tepërt por nuk mund të jetë aq e lehtë si në rastet e vitaminave A dhe D. Shenjat janë dhimbje koke, dobësim, marrje mendsh , lodhje dhe probleme me shikimin.
Helmimi nga vitamina K mund të ndodhë vetëm tek njerëzit të cilët konsumojnë burimet të cilat shpërbëhen në ujë. Ndërsa shenjat janë hemolizë e qelizave të kuqe, verdhëza dhe dëmtime në tru.
Nëse vitaminën B1 e marrim në mënyrë anormale atëherë ndikohet sistemi nervor. Shkakton lodhje, dhimbje koke, ndjeshmëri të lartë, dhe çrregullime të gjumit. Mund të shkaktojë edhe takikardi.
Sasia e lartë e B3 ndikon në sistemin nervor, glukozën në gjak dhe në mpiksjen e yndyrave. Gjithashtu mund të shkaktojë të vjella, trashje të gjuhës, gjendje të fikëti.
Nëse vitamina B6 merret në doza të larta për një periudhë të gjatë kohore mund të bëhet shkak për dëmtime të pariparueshme nervore.