Ata që e kanë rrahjen e zemrës të lartë (rreth80 rrahje për minutë) janë tri herë më të ekspozuar ndaj obezitetit dhe dy herë më të rrezikuar ndaj diabetit, se personat me rrahje normale të zemrës (60 deri në 80 rrahje në minutë).
Disa mënyra të lehta për të ulur rrahjen e zemrës janë ushtrimet e rregullta, konsumi i ushqimeve që janë të dobishme për zemrën si p.sh. bajamet apo boronicat.
Gjithashtu, një ndër shkaktarët kryesorë të rrahjes së shpejtë të zemrës është edhe stresi.