Forumi Kuq E Zi
Investitorët iu rikthehen bondeve toksike Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Investitorët iu rikthehen bondeve toksike Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Investitorët iu rikthehen bondeve toksike Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Investitorët iu rikthehen bondeve toksike Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Investitorët iu rikthehen bondeve toksike BankaboteroreTri vjet më parë, bondet e krijuara nga bashkimi i kredive për shtëpi të amerikanëve sollën krizën financiare botërore. Por një pjesë e investitorëve arritën të fitojnë para nga kjo krizë, duke vënë baste për rrëzimin e këtyre bondeve.

Gazeta ‘Shqip’ publikon se të njëjtët investitorë duket se janë të bindur tashmë se ka leverdi që të fillojnë të blejnë pikërisht bondet që shkaktuan krizën, pasi llogaritë e tyre i nxjerrin të fituara. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”.

Greg Lippman bëri emër me bastet e tij të mëdha që parashikonin shpërthimin e flluskës së shtëpive. Disa investitorë bënë para, ndërsa tregu i pronave të patundshme u rrit, të tjerë bënë para kur ai u rrëzua.

Pasi realizoi fitime të mëdha në të dyja fazat, Greg Lippman, tani po kap ciklin e ardhshëm: duke blerë të njëjtët tituj të krijuar nga kreditë për shtëpi. Arsyeja është si gjithmonë çmimi. Sipas tij, këto bonde kanë çmim shumë të lirë sot, sepse çmimet e shtëpive kanë rënë ndjeshëm dhe numri i falimenteve është rritur.

“Duke parë ecurinë e madhe negative të çmimit të këtyre bondeve gjatë vitit 2011, ne besojmë se ato janë mjaft të lira sot”, – thotë Lippmann.

Titujt në diskutim u krijuan herët gjatë viteve 2000. Bankat grumbullonin dhjetë, njëzet apo njëqind kredi të dhëna prej tyre në një bond dhe e shisnin atë tek investitorët e tjerë. Por kur kredimarrësit e parë falimentuan, edhe bondet që bazoheshin në këto kredi falimentuan. Kjo do të thotë se çmimi i tyre ra ndjeshëm në krahasim me vlerën nominale. Por gjatë muajve të fundit, tregu amerikan i pronave ka dhënë shenja rigjallërimi dhe Banka e Rezervave Federale në SHBA, e cila pati blerë një pjesë të këtyre bondeve për të shpëtuar nga falimenti disa banka, ka filluar t’i rishesë këto tituj në treg.

Por historia rrezikon të përsëritet. Kriza e vitit 2008 besohet se e ka origjinën në vitet 2000, kur Rezervat Federale mbajtën për një kohë shumë të gjatë interesat bazë të dollarit në nivele shumë të ulëta. Interesat e ulëta bënë që kreditë të shpërthenin deri sa erdhi katastrofa. Situata aktuale nuk është shumë e ndryshme. Interesat janë pranë zeros në tregun ndërbankar të dollarit, ndërsa bondet e krijuara nga kreditë e këqija për shtëpi shiten përkundrejt interesave prej 4,5 apo 12 për qind në vit. Bondet e shtëpive po shiten shpesh për 70 për qind të vlerës nominale dhe llogaritë e investitorëve janë të tilla që edhe në rast se numri i falimenteve rritet më tej dhe çmimet e shtëpive ulen, sërish mund të realizojnë fitime të majme.

Disa investitorë i parapëlqejnë bastet e Lippman, për shkak të suksesit të tij në parashikimin e katastrofës së vitit 2008. Të tjerë refuzojnë të bashkëpunojnë me të, për shkak se tashmë është tepër popullor në një treg ku gjithçka bëhet në mënyrë të fshehtë. Bursat amerikane nuk kanë ndryshuar shumë, pavarësisht se bota u zhyt në një kaos, nga i cili nuk e ka marrë më veten ende.


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons