Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një editorial të botuar sot në media, shkruan se ndryshe nga e gjithë Europa që po kalon ditë të vështira nga moti i keq, në Shqipëri shteti është çoroditur totalisht dhe pushteti sulmon opozitën.
“Askund tjetër nuk ka bërë vaki që salla e Këshillit të Ministrave të jetë kthyer në një teatër parodish të përjavshme me aktor protagonist kryeministrin, i cili nuk kuptohet nëse tallet me popullin e me detyrën apo vërtet ka probleme të funksionimit të aparatit logjik kur flet me orë të tëra budallallëqe turpëruese jo vetëm për qeverinë e vendit, po për vetë vendin”, shkruan Rama.
Sipas tij, opozita po bën vetëm detyrën e saj duke thënë fjalët
Moti i keq
22 komuna të bllokuara
“Pas borës, rrezik përmbytjet”
Dëbora, bllokime në Korçë, Skrapar e Dukagjin
e duhura në kushte si këto kur duhet shkundur qeveria dhe ngritur një rrjet solidariteti qytetar për të lehtësuar shpirtërisht po edhe materialisht, sadopak, gjendjen e sa më shumë familjeve në nevojë.
“Kush i kërkon opozitës të bëjë thjesht njërën apo tjetrën e jo të dyja bashkë, gabon”, shkruan Rama.
“Të thuash se me këtë rast opozita po kërkon të mbledhë vota në dëborë pikërisht sepse po bën asgjë më pak se sa detyrën e saj, është njësoj si të kërkosh që opozita të heshtë teksa njerëzit në hall që telefonojnë nga zonat e bllokuara qeveria i quan provokatorë e paniknxitës të mobilizuar nga opozita për të telefonuar nëpër media nga kafenetë e Tiranës”, shkruan Kryetari i Partise Socialiste.
Rama thekson me tej se ky shtet nuk ka fuqi të parashikojë, parandalojë e planifikojë asgjë përballë fatkeqësive si përmbytjet apo si kjo dëborë e rënë masivisht. Sipas tij të gjitha strukturat janë shkatërruar e katandisur në miniatura pa asnjë peshë.
“Emergjencat janë sfidë e madhe për çdo shtet, po janë edhe teste të qarta që vënë në provë organizimin e shtetit dhe kapacitetin menaxhues të qeverisë”, thekson lideri i opozitës.
Rama thotë se të gjitha këto që nuk i bën dot kjo qeveri, qeveria e socialistëve do i bëjë një për një.