Forumi Kuq E Zi
Berisha në Peshkopi e Bulqizë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Berisha në Peshkopi e Bulqizë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Berisha në Peshkopi e Bulqizë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Berisha në Peshkopi e Bulqizë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Berisha në Peshkopi e Bulqizë Berisha-peshkopiKryeministri Sali Berisha ishte në mesditë në Peshkopi, një nga zonat më të prekurat nga reshjet e dëborës dhe për shkak se infrastruktura rrugore ende nuk është rindërtuar e gjitha, ka patur vështirësi serioze në qarkullim.

Këto 2-3 ditë që nuk ka patur reshje dëbore situata është përmirësuar disi, por kryeministri Berisha kërkoi angazhim maksimal për të hapur dhe pastruar nga dëbora të gjitha akset rrugore të kësaj pjese very-lindore të vendit.

E rëndësishme sipas kryeministrit është se brenda një jave ndryshimi është i dukshëm, skema e emergjencës ka funksionuar duke shpëtuar jetët e njerëzve në rrezik.

“Vendi është plotësisht i përgatitur për t’u përballur me dimra si ky, e më të mëdha se ky. Në rast se një javë më parë ishin totalisht të bllokuara 106 komuna e bashki të vendit, sot kanë mbetur 17 dhe shpresoj që në darkë të mos jenë më shumë se 10-12. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të shpëtuar çdo jetë të kërcënuar, sikundër do të bëjmë gjithçka për të sjellë ndihmat që u duhen banorëve në nevojë. Qeveria dhe shteti disponon gjithçka për të ndihmuar qytetarët në nevojë, kudo që ata ndodhen”, deklaroi kryeministri Berisha.

Duke falenderuar qytetarët për solidaritetin e treguar, kryeministri Berisha, i cili është rritur në një zonë me mot të ashpër, u kërkoi banorëve, të pastrojnë catitë e banesave, pasi ato konsiderohen si rreziku kryesor për jetën e tyre. Ndërsa kryetarëve të komunave u kërkoi të raportojnë në kohë reale për cdo bllokim, pasi sipas skemës së emergjencës, qeveria vë në dispozicion ndihmën vetëm me kërkesat e tyre për të shmangur cdo abuzim eventual.

Duke vënë në dukje bashkëpunimin pa dallime politike të autoriteteve lokale, kryeministri Berisha përmendi kryetarin e komunës së Kalasë së Dodës si rast negativ të mungesës së bashkëpunimit, që sipas tij, është i frymezuar nga kreu i opozitës, Edi Rama.

“Në tërësi, bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer pavarësisht nga përkatësia partiake, por ndonjë tek-tuk e ka mbajtur Kasandra e së keqes, i cili mendoi se ra bora dhe ‘mbinë votat’, Nuk themi se nuk ka vështirësi, por në këtë rast bëhen gjithnjë përpjekje si t’i zvogëlojmë dhe në radhë të parë, si të parandalojmë humbjet e jetëve, pasi kjo është më e çmuara. Më pas, pastaj dëmet e tjera me radhë”, tha Berisha.

Pas Peshkopisë, kryeministri ishte edhe në Bulqizë, edhe kjo një zonë e thellë dhe shpeshherë e bllokuar nga reshjet e mëdha të dëborës, por që sipas raporteve zyrtare aktualisht ka të hapura të gjitha qendrat e komunave.

Kryeministri Berisha pranoi se këtë vit fondet për mirëmbajtjen e rrugëve nuk ishin aq të mëdha, sepse ato po përdoren për ndërtimin e infrastrukturës, por ai premtoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm fondet e mirëmbajtjes do të rriten.

Për shkak se në ditët në vijim priten sërish reshje dëbore në këto zona, kryeministri Berisha kërkoi gatishmëri nga autoritetet vendore.

Nga dëbora këtë vit u bllokuan rreth 800 mijë banorë, por sipas kryeministrit Berisha ky dimër, që nuk kishte ndodhur prej gati tre dekadash, ishte një provë e fortë e funksionimit të shtetit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons