Kjo vaksine erdhi pas nje pune shumevjeçare shkencore nga specialistet e Qendres Shkencore te Novosibirskut “Vektor”te cilet kryen me sukses testet e para.
Paralelisht provat klinike te vaksinave te llojeve te ndryshme po zhvillohen edhe ne Shen Petersburg dhe Moske. “Historia e njerezimit deshmon qarte se epidemite globale njeriu ka mundur t’i mposhte vetem me ndihmen e vaksinave. Fjale behet, se pari, per vaksinen profilaktike, e cila do te parandaloje infeksionin. Kurse, se dyti, mbi preparatin e aktivizimit te imunitetit, mbi vaksinen terapeutike, e cila do ta beje trajtimin medikamentoz te pacientit me te pershtatshem dhe me kosto me te ulet”- thote Andrei Kozllov, Drejtor i Qendres Biomedicinale peterburgase, i cila po merret qe prej kohesh me zhvillimin e ADN-vaksines kunder HIV-it
Deri tani ne bote njihet vetem nje rast i sherimit te kesaj semundje .Behet fjale per amerikanin Timothy Ray Brown, i cili prej shume kohesh ishte mbartes i virusit HIV. Me vone ai mesoi se vuante nga leucemia dhe ne vitin 2007 iu nenshtrua ne Gjermani transplantit te qelizave te palces se eshtrave. Nje vit me vone analizat e bera treguan se ne organizmin e tij nuk kishte me asnje gjurme te leuçemise dhe virusit vdekjeprures.
Ndersa ne Rusi rasti i pare i semundjes se HIV-it u regjistrua ne vitin 1986. Ne nentor te vitit te kaluar sipas shifrave zyrtare 610 mije persona jane te infektuar me virusin HIV/AIDS.