Forumi Kuq E Zi
Arrat pastrojne gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit  Ndiqni keshillat e specialisteve per efektet kuruese te arres dhe menyrat e perdorimit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arrat pastrojne gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit  Ndiqni keshillat e specialisteve per efektet kuruese te arres dhe menyrat e perdorimit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Arrat pastrojne gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit  Ndiqni keshillat e specialisteve per efektet kuruese te arres dhe menyrat e perdorimit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arrat pastrojne gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit  Ndiqni keshillat e specialisteve per efektet kuruese te arres dhe menyrat e perdorimit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Ne mjekesine popullore perdoren gjethet, frutat jeshile, levorja e degezave, zhgualli (levorja e trungut), buka e arres dhe lulet. Gjethet e arres mblidhen ne pranvere, lulet dhe sythat ne maj, levorja e jashtme jeshile ne korrik. Gjethet, pasi thahen, duhet te mbahen ne kujdes qe te ruajne eren dhe shijen e tyre. Lulet e ndryshojne disi pamjen dhe cilesine gjate ruajtjes. Levorja jeshile e arrave, pas tharjes, behet me e holle, rrudhet dhe merr shije te embel. Gjethet kane ere te forte dhe aromatike, shije ne te hidhur, rrenjet dhe levorja e jashtme jeshile e arres japin nje ngjyre jeshile, ndersa zhgualli perdoret per te ngjyrosur sende te leshta e te mendafshta me ngjyre geshtenje. Gjithashtu, gjethet e njoma e te fresketa largojne insektet dhe çimkat nga banesat. Nje infuz i thjeshte ben qe te larohen milingonat. Ne qofte se me kete infuz lyejme kuajt, atyre nuk u afrohen mizat.
Vetite dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e arres permban lende yndyrore, te cilat ne frutat e thata arrijne deri 60 per qind. Arra permban gjithashtu albumine, karbohidrate dhe sasi te konsiderueshme kriperash minerale, si: fosfor, kalium, kalcium etj. Permban mjaft vitamina, posaçerisht frutat e fresketa, siç jane vitaminat C, B, P, A, vajrat eterike dhe lendet ngjyrosese. Arrat perdoren gjeresisht edhe per te pergatitur embelsira te ndryshme.
Pastrimi i gjakut
Lengu qe merret pas zierjes se gjetheve te arres perdoret per pastrimin e gjakut, kunder semundjeve te mushkerive, te lekures dhe te syve, eshte tonik i aparatit tretes dhe me ane te tij sherohet diarreja (jashteqitja). Ky leng kurues pergatitet ne kete menyre. Merren 2-4 grame gjethe te therrmuara arre dhe lihen per 12 ore ne 150 grame vere te bardhe. Lengu i fituar pihet njeheresh esell.
Diarreja
Kunder diarrese perdoret me efekt dhe lengu i luleve mashkullore te arres. Per pergatitjen e ketij lengu merren 5-10 grame lule mashkullore dhe zihen ne 200 ml uje. Pihen sa here paraqitet nevoja, nga nje gote çaji per te rriturit dhe nga nje gote likeri per te vegjlit. Lengu i gjetheve te ziera perdoret edhe ne forme lavazhi kunder semundjeve inflamatore te rrugeve gjenitale.
Infeksionet e lekures
Lengu qe perfitohet nga zierja e gjetheve te njoma dhe te fresketa perdoret per larje ne infeksionet e lekures. Lengu i gjetheve, i zier shume, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemen. Per kete merren 60 grame gjethe arre, te cilat lihen te ziejne per nje ore ne gjysme litri uje. Me lengun e fituar lyhen here pas here pjeset e semura te lekures. Ky lloj lengu perdoret gjithashtu per te bere banja tonike, te cilat i japin organizmit freski e gjalleri.
Plaget e gojes
Çaji i gjetheve te arres rekomandohet per kurimin e plageve te gojes, kunder infeksioneve te kanalit vaginal, per ruajtjen e butesise se lekures se trupit dhe sidomos te femijeve. Ne keto raste per lavazhet e gojes dhe te kanalit vaginal perdoren 10-15 grame gjethe ne 100 ml uje, duke shtuar edhe 6 grame acid borik. Per banjat e trupit dhe larjen e plageve merren 10-15 grame gjethe te thata ne 200 ml uje (duke shtuar 6 grame acid borik per plaget).
Tiroidet
Vaji i arres ka gjetur perdorim te gjere per mjaft semundje. Ai ka veti antihelmintike (lufton shiritin dhe krimbat qe parazitojne ne zorre). Perfundimi eshte shume i mire kur kombinohet edhe me hudhren. Vaji i arres perdoret me sukses per kurimin e kallove limvadeniteve, tiroideve dhe apceseve, madje edhe te atyre kronike. Per kete qellim vaji merret nga goja, ndersa per semundjet e lekures perdoret nga jashte. Me vaj arre kurohen te gjitha plaget qe mbledhin qelb.
Anemia
Arrat jane ushqim shume i mire per femijet. Ato luftojne anemine. Ne mjekesine popullore njihen forma te ndryshme te perdorimit te arrave, thjesht ose te perziera me mjalte, per forcimin dhe rivendosjen e shendetit te femijeve dhe te te rriturve.
Renia e flokeve
Lengu qe merret nga perzierja e gjetheve dhe e levores se jashtme te degeve te arres perdoret kunder renies se flokeve. Ato forcojne rrenjet e qimeve. Per kete merren 30-40 grame gjethe dhe levore degesh te njoma, me nje liter uje dhe ziejne per 10-15 minuta. Me kete leng, i cili duhet te jete i vaket, shperlahet koka darkave. Kjo larje ndikon gjithashtu ne nxirjen e flokeve.
Kallot
Levorja e degeve te arres rekomandohet per heqjen e kallove. Per kete qellim keshillohet te merren 20-25 grame levore e thare ose 60-80 grame levore e njome dhe vihen te zihen ne 500 ml uje per 40-50 minuta. Me lengun e fituar u behen shpelarje kembeve me kallo per 20-30 minuta. Me brumin e levores se zier pergatiten kataplazma, qe vendosen mbi kallo e lidhen me beze. Ky veprim perseritet 2-3 here ose me shume, derisa kallot te bien vetiu pa i prere me brisk dhe pa i djegur me kripera ose acide.

Studimi, arrat luftojne diabetin 2

Diabeti i tipit 2 mund te behet shkak per semundje te zemres, te veshkave dhe verbim. Por ne nje studim te koheve te fundit thuhet se grate qe hane çdo dite 30 grame arra kane 30 per qind me pak gjasa per t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndersa te grate qe marrin çdo dite nga nje luge gjalpe kikirikesh, rreziku eshte 20 per qind. Veç yndyres se mire, arrat gjithashtu permbajne vitamina te shumta, proteina, minerale dhe fiber. Shkencetaret prane universitetit “Harvard” ne Boston, perfshine ne studimin e tyre rreth 83 mije gra te moshes 34 deri 59 vjeç. Studimi vazhdoi 16 vjet. Kur analizuan te dhenat, shkencetaret vune re se arrat dhe gjalpi i kikirikeve mund te ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 te grate. Ne studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i pergjithshem, arra, bajamet, lajthite dhe kikiriket nuk luajne ndonje rol ne shtimin e peshes trupore.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Në saj të përmbajtjes së tyre të pasur me Omega 3, vitamina dhe minerale arrat duhet të konsiderohen si një prej ushqimeve më të rëndësishme për të gjithë ne. Njihuni me vlerat, përdorimet dhe llojet e tyre
Fakte interesante në lidhje me arrat
Arra, kosiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 p.l.k!
Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eksportuan për në Kaliforni më 1700-ën!
99% e furnizimit të tregut amerikan me fruta të thata dhe kryesisht me arra dhe ¾ e tregut botëror vjen nga Kalifornia.Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj.
Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat.
Grekët i quanin “karyon”, që do të thotë, kokë, sepse lëvozhga e arrës ka ngjashmëri me kafkën e kokës së njeriut, ndërsa thelpinjtë që ndodhen brenda lëvozhgës me trurin.
Një përdorim mjaft të gjërë të arrave, sot e gjejmë tek sallat e ndryshme.
Arra është një frut që i përket stinës së vjeshtës, dhe kryesisht midis muajve shtator dhe nëntor.Kalifornia ka rreth 227,000 hektarë tokë me arra.
Ekzistojnë rreth 30 lloje të ndryshme arrash!

Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në saj të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli.
Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish, dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut.
Studimi i mësipërm u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor.
Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, “Një arrë në ditë e mban mjekun larg”.Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. Prandaj vlen të theksohet se për të parandaluar kolesterolin e lartë është e domosdoshme një dietë mesdhetare, e cila të përmbajë një sasi të caktuar vaj ulliri si dhe një sasi të caktuar arrash.
Vlen të theksohet se arrat është mirë që të konsumohen të freskëta dhe jo të pjekura, sepse në këtë mënyrë ulen vlerat e tyre ushqyese. Arrat. Nëse darka që do të kosumoni është shumë e rëndë, frutat e thata si arrat, e ekuilibrojnë atë.
Ushqimi i shëndetshëm po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një prej problemeve kryesore të një grupi të gjerë njerëzish.Arrat, më të shëndetshme se vaji i ullirit

Studiuesit kanë vërtetuar se konsumimi i tetë kokrrave arra, mbas vaktit të drekës që konsiderohet si më i rëndësishmi, ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterolit të lartë, madje edhe më mirë sesa vaji i ullirit.
Ky studim u krye mbi një grup prej 24 vullnetarësh, të cilëve iu dha që të kosumonin lloje të ndryshme djathërash dhe sallamërash. Më pas iu bënë analizat dhe u pa se niveli i tyre i kolesterolit ishte rritur.
Një javë më pas, iu dhanë pesë lugë vaj ulliri dhe 28 gr arra. Pasi iu ribënë analizat u pa se niveli i kolesterolit kishte rënë. Pra si vaji i ullirit ashtu edhe arrat ndikojnë në uljen e kolesteroit në gjak, por arrat në ndryshim nga kolesteroli janë në gjendje që të ruajnë edhe elasticitetin e arterieve.
Ndryshe arrat janë quajtur edhe si ilaç kundër sëmundjeve që kanë lidhje me obezitetin, hipertensionin, kolesterolin e lartë etj.Vlerat ushqyese të arrës
Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë, dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë.
Janë të pasura në Omega- 3. Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke iu mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij.
Konsumimi i vetëm 25 g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji, dhe në shtyllën kurrizore.
Arrat janë shumë të pasura në Vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Janë të pasura në magnez, zink, calcium, hekur etj. Secili prej këtyre elementëve ka një ndikim mjaft pozitiv në shëndet.
Vaji i arrave ka një aromë mjaft të këndshme dhe njëkohësisht ka vlera ushqyese të shumta. Ai është një prej armikëve kryesorë të lëkurës së thatë. Ai zë një prej vendeve më të rëndësishme si në industrinë kozmetike, farmaceutike ashtu edhe në atë aromaterapeutike.Arra dhe përdorimet e saj të shumta
Përveç të qenurit një prej ushqimeve më të rëndësishme, druri i arrës është një prej më të kërkuarve në treg, kjo në saj të rezistencës së tij, cilësisë dhe bukurisë në paraqitje.
Druri i arrës gjen përdorim të shumtë në ndërtimin e mbobiljeve të ndryshme, pjesëve të brendshme të makinave, apo edhe armëve të llojeve të ndryshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons