Forumi Kuq E Zi
Qosja: Pavarësia e Kosovës, ngjarja e dytë në 100 vite për popullin shqiptar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qosja: Pavarësia e Kosovës, ngjarja e dytë në 100 vite për popullin shqiptar Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Qosja: Pavarësia e Kosovës, ngjarja e dytë në 100 vite për popullin shqiptar Rexhep-qosja-300x187Rexhep Qosja i tha Zërit të Amerikës se shpallja e pavarësisë së Kosovës katër vjet më parë, ishte ngjarja e dytë më e madhe brenda një periudhe 100 vjeçare në historinë e popullit shqiptar. Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës, Qosja thotë se vendi ka mjaft sfida para vetes, por ndërtimi i shtetit është një proces dhe katër vjet janë pak për një shtet. Po gjatë kësaj periudhe tha ai, Kosova ka bërë disa përpjekje të suksesshme.

“E para ka bërë përpjekje të suksesshme në fushën e ndërtimit dhe stabilizimit, konsolidimit të institucioneve shtetërore dhe madje institucioneve shtetërore demokratike. Ka bërë përpjekje të suksesshme në fushën e ndërtimit dhe të konsolidimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë përpjekje të suksesshme në ndërtimin dhe konsolidimin e policisë së Kosovës që janë dy sektorët them unë më të mirët, më të organizuar më shembullor në Kosovë. Ka bërë përpjeke të suksesshme në fushën e arsimit dhe disa fusha të tjera si biznesi”, tha akademik Qosja.

Por, ai tërheq vërejtjen se në disa fusha përpjekjet ishin më të pakta. “Më pak përpjekje të suksesshme janë bërë sidomos në fushën e shëndetësisë dhe fushën e kulturës. Po ashtu nuk mund të jemi të kënaqur me përpjekjet e bëra në parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

Qosja nënvizon ndërkaq sfidën e veriut të Kosovës të banuar më shumicë serbe ku nuk njihen e nuk pranohen institucionet e shtetit të Kosovës. Ai tha se përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veri të filluara në korrikun e vitit të kaluar ishin të rëndësishme.

“Por aty mjerisht do të ketë ende punë. Serbia përpiqet që t’i shkaktojë probleme e vështirësi Kosovës, Serbia financon institucionet paralele, në një mënyrë organizon dhe financon një krim në veriun e Kosovës, por me ndihmën edhe të faktorëve ndërkombëtarë edhe kjo do të kalohet një ditë, sigurisht jo larg dhe Kosova do të funksionoj ashtu si edhe po funksionon në krejt territorin e saj me përjashtim të veriut, si shtet sovran”, tha ai.

Akademik Qosja thotë se njohja e Kosovës nga mbi 80 vende të botës është njohje cilësore, meqë këtë e kanë bërë vendet më të rëndësishme të botës. Ai nënvizon ndërkaq rëndësinë që ka fakti se viti 2012 do të shënojë përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. /VOA/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons