Forumi Kuq E Zi
Rregullorja e re, si ndërhyn Banka e Shqipërisë në treg  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rregullorja e re, si ndërhyn Banka e Shqipërisë në treg  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Rregullorja e re, si ndërhyn Banka e Shqipërisë në treg  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rregullorja e re, si ndërhyn Banka e Shqipërisë në treg  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Rregullorja e re, si ndërhyn Banka e Shqipërisë në treg  Ardian-fullani-2Në mes të situatës së ngarkuar ekonomike, Banka e Shqipërisë ka hartuar një rregullore të re që përcakton procedurat e ndërhyrjes në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore. Zakonisht këto ndërhyrje janë të fshehta dhe Banka e Shqipërisë operon duke hedhur para ose valutë në treg për të rregulluar një anomali të momentit. Ndërhyrjet kryhen përmes katër bankave, por rregullorja parashikon edhe raste të tjera kur ndërhyrjet në valutë kryhen përmes pikës më të ulët në tregun e këmbimit valutor, Exchange-t. Kjo rregullore është publikuar dy ditë më parë në Fletoren Zyrtare.

Sipas rregullores në fjalë, objektivat e ndërhyrjes në tregun valutor janë shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor; përshtatja e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomikë; dhe rritja ose ulja e rezervës valutore. Në rast se Banka vë re çrregullime në tregun valutor, p.sh: rritjen e menjëhershme të një valute kundrejt lekut dhe valutave të tjera ose fenomene të ngjashme, ndërhyn me vendim të Komitetit ose vetë Guvernatorit. Komiteti është organi që vendos edhe për ndërhyrjet për rritjen e rezervës valutore. Në rastet se nevojitet përshtatja e nivelit të kursit të këmbimit, ai që vendos është Këshilli Mbikëqyrës i BSH.

Mënyrat e ndërhyrjes së parashikuara në rregullore janë dy, me deklaratë ose me veprim. Kjo shpjegon deklaratat e shpeshta të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili në mënyrë direkte ose indirekte, ka paralajmëruar veprime ose ka dhënë këshilla që shpesh herë nuk janë kuptuar nga njerëzit e thjeshtë, por kanë sjellë ndryshime në tregun bankar. Një deklaratë e tillë e zyrtarëve të Bankës ndikon në uljen ose ngritjen e vlerës së një monedhe të caktuar. Për këtë mënyrë ndërhyrjeje mjafton vendimi i Guvernatorit. Mënyra e dytë e ndërhyrjes është veprimi, por zakonisht këto mbahen të fshehta. “Banka, si rregull, i kryen ndërhyrjet në tregun valutor nëpërmjet bankave dhe degëve të bankave të huaja. Në raste të veçanta, kur nuk funksionon tregtimi nëpërmjet bankave dhe degëve të bankave të huaja, Banka kryen ndërhyrjet në tregun valutor nëpërmjet zyrave të këmbimit valutor”,- thuhet në rregulloren e re. Monedha përmes të cilës mund të ndërhyhet janë euro ose dollari amerikan, por Banka mund të ndërhyjë vetëm me një prej tyre dhe jo me të dyja monedhat njëkohësisht.

Për sa i takon rasteve kur Banka ndërhyn në treg, Departamenti i Operacioneve Monetare, hyn në veprim duke përzgjedhur partnerët e tregtimit, kursin e këmbimit dhe/ose shumës së ndërhyrjes. Për të shmangur favorizimin e një banke ndaj një tjetre, rregullorja përcakton se BSH duhet të veprojë me të paktën katër banka apo degë të bankave të huaja. Këto përzgjidhen në bazë të konkurrueshmërisë së kurseve të këmbimit dhe/ose limiteve të përcaktuara nga vetë ato. Në rast se këto banka nuk respektojnë marrëveshjen, atëherë ndërhyn BSH, e cila pezullon marrëveshjen. Në këtë rast parashikohen edhe sanksione të rënda, të cilat arrijnë deri në një “bllokadë” që mund të zgjasë edhe 15 vjet.





Ndërhyrja me ankand më pak se 5 milionë euro

Një tjetër mënyrë përmes të cilës banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor është edhe ankandi. Por kjo procedurë realizohet vetëm me bankat dhe degët e bankave të huaja, jo me bankat shqiptare. “Shuma e ofruar në ankand nga partnerët e tregtimit duhet të plotësojë të gjitha kushtet e mëposhtme: të jetë maksimalisht në shumën 5,000,000.00 euro ose ekuivalentin e saj; të jetë e barabartë me limitin që i është paraqitur Bankës për tregtim; dhe të jetë një shumë e vetme”,- thuhet në rregullore. Por në rast se BSH vlerëson se oferta e njërës bankë mund të nxisë çrregullime në tregun e brendshëm valutor, atëherë ajo merr vendim për ta refuzuar. “Në përfundim të çdo ankandi, Departamenti i Operacioneve Monetare, duke gjykuar në bazë të rezultateve të tij dhe informacioneve të tjera, ka të drejtë t’i ofrojë pjesëmarrësve fitues mundësinë për të tregtuar me të njëjtin kurs, një shumë shtesë deri në dyfishin e shumës së ofruar në ankand. Kontaktimi i bankave dhe degëve të bankave të huaja nga Banka, do të bëhet brenda 60 minutave pas orës së zhvillimit të ankandit, duke filluar nga banka dhe dega e bankës së huaj me kursin më konkurrues në ankand”,- thuhet në rregullore.





Si ruhet konfidencialiteti i ndërhyrjeve të BSH-së

Të gjitha propozimet dhe diskutimet për marrjen e një vendimi për të ndërhyrë në tregun valutor trajtohen si informacion jopublik profesional. Por ndërhyrjet e BSH nuk mund të mbahen përjetë sekret. Sipas rregullores BSH duhet të informojë mbi ndërhyrjet në tregun valutor në publikimet e saj periodike. Përmes këtij kushti, rregullorja lejon BSH të kryejë një ndërhyrje dhe ta njoftojë atë në momentin që efekti i saj ka kaluar dhe nuk mund të ketë përfitime nga elementë të veçantë. Në rast ankandi, BSH njofton të paktën 30 ditë përpara zhvillimit duke përdorur kanalet më të njohura ekonomike botërore siç janë Reuters, Bloomberg, internet etj. “Banka nuk publikon ose nuk komunikon kursin e ndërhyrjes në tregun valutor, në rast se ndërhyrjet me veprim kryhen me kurse këmbimi me vlera të ndryshme, por publikon me mjetet e saj të komunikimit dhe i komunikon partnerëve të tregtimit, faktin që ka ndërhyrë në tregun valutor, në rastin e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta. Në rastin e ndërhyrjeve me ankand, Banka lajmëron bankat dhe degët e bankave të huaja vetëm për rezultatin e pjesëmarrjes individuale në ankand”,- thuhet në rregullore. Për ndërhyrjet në vlerën mbi një milionë euro, miratimi bëhet nga administratori përkatës i Bankës, ndërsa për ato poshtë kësaj shume miratimi bëhet nga drejtuesit e Departamentit të Operacioneve Monetare.





Realizimi i ndërhyrjes në tregun valutor

Ndërhyrja me deklaratë në emër të Bankës realizohet nga Guvernatori i Bankës ose nga një prej anëtarëve të Komitetit, pas marrjes së autorizimit të Guvernatorit ose Komitetit.

Departamenti i Operacioneve Monetare realizon ndërhyrjen me veprim në tregun valutor, në zbatim të vendimit të marrë

Departamenti i Operacioneve Monetare, duke synuar rritjen e efektivitetit të ndërhyrjes në tregun valutor, përcakton numrin e ndërhyrjeve dhe momentin e realizimit të ndërhyrjes me veprim në tregun valutor.

Komiteti vendos për mënyrën e realizimit të ndërhyrjes me veprim, në rastet kur ndërhyrja kryhet me zyrat e këmbimit valutor





Instrumentet e ndërhyrjes sipas llojit

a) Deklaratë në median e shkruar, median elektronike dhe/ose konferencë shtypi, në rastin e ndërhyrjes me deklaratë.

b) Kontaktimit të partnerëve të tregtimit me synim lidhjen e marrëveshjes së menjëhershme, ose lajmërimit për organizimin e ankandit me bankat dhe degët e bankave të huaja për blerje ose shitje valute, nëpërmjet transaksioneve spot ose forward, në rastin e ndërhyrjes me veprim.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons