Qeveria e Izraelit ka shpërndarë urgjentisht maska kundërgazi për qytetarët e tij!
Brenda një kohe rekord janë pajisur më shumë se 60% e popullsisë me maska kundërgazi nën frikën e një sulmi me kimikate nga Siria apo dhe armiku më i madh, Irani!
Në një konferencë për shtyp që dha pak më parë një oficer i lartë i aviacionit ushtarak izraelit pohoi se “ekzistojnë rreziqe emergjente të përdoren armë kimike kundër Izraelit nëse ato bien në duar të gabuara. Që sipas informacioneve që kemi, ka shumë gjasa. Ndaj ne për këtë po përgatitemi”.
Ndërkohë ministri Ail Aizenberg, njëkohësisht dhe kreu i këshillit të mbrojtjes së brendshme e karakterizoj si një skenar të pamundur, por nuk mund ta përjashtojmë: “Kjo nuk do të çonte në humbjen e shtetit të Izraelit. Njorhim shumë mirë një situatë të tillë dhe një rrezik që na kanoset, por ne jemi të gatshëm për këtë”, pohoi ministri.