Forcat e Rojes Bregdetare te vendeve te rajonit qe lagen nga detet Adriatik dhe Jon jane perfshire ne nje nisme mbrojtese ndaj ndotjes detare dhe bashkepunimit nen moton “Sfida te perbashketa, perpjekje te perbashketa”.
Ne shtator te ketij viti, me mbeshtetjen e shtetit norvegjez, do te zhvillohet ne Shqiperi stervitja nderkombetare “Adriatik 12” e cila do te angazhoje pervecc forcave detare te Shqiperise dhe Norvegjise dhe ato te Italise, Greqise, Malit te Zi, Kroacise, Sllovenise, si dhe forcat ushtarake te Bosnje Hercegovines.
Ne kete kuader prane Komandes se Forcave Detare ne Durres po zhvillohet konferenca planizuese per stervitjen qe do te zhvillohet ne ujerat tona territoriale dhe qe synon rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përsa i përket veprimtarisë së Rojes Bregdetare dhe parandalimin e ndotjes në Adriatik dhe Jon.
Përfaqësues të rojeve bregdetare të rajonit u priten në këtë aktivitet dyditor nga shefi i planifikimit në Komandën e Forcës Detare Kapiten i Rangut III- të Sabri Gjinollari, drejtues i konferencës dhe administratorja e projektit Ingjerd Kroken. Incidentet e shtuara detare ne Adriatik gjate muajve te fundit e bejne shume te rendesishem bashkepunimin rajonal per te parandaluar dhe pergjigjur ne kohe emergjencave.