“Big Brother 5” ka nisur aventurën me 15 personat që hynë të shtunën mbrëma në shtëpinë më të vëzhguar.
Ata janë: Gentiana nga Devolli, Meti nga Prishtina, Ermali nga Memaliaj, Graciano, të cilit vendimi për tu bërë pjesë e lojës iu komunikua në shtëpinë e tij, Arjola nga Pogradeci, Edgari, 52 vjeç nga Tirana, Emirjeta nga Shkodra, Anila nga Tirana, Flori nga Baldushku, Besarta e cila jeton në Itali, Albulena nga Prishtina, Erjoni nga Tirana, Elvisi nga Gjakova, Liami ii cili jeton në Gjermani dhe Gjoni i cili jeton në Itali.
Në studio Arbana Osmani, opinionist Arjan Konomi, ndërsa Vëllai i Madh ka nisur menjëherë me të papriturat. Asnjëri prej atyre që hynë nuk konsiderohet ende banor zyrtar i shtëpisë. Vendimi se cili do të largohet nga shtëpia të shtunën e ardhshme mes Ermalit, Metit dhe Elvisit do ta marrë Gentjana.
Big Brother u ka ngarkuar atyre të bëjnë disa gjeste kortezie ndaj vajzës gjatë javës dhe ai që do të rezultojë më pak i pëlqyer nga Gentjana do të largohet.
Për të tjerët sfidat janë përpara.