Në këtë botë ekzistojnë shumë persona që grindjen e kanë një pasion të vërtetë dhe mundësisht diçka e tij të përfshijë dhe kontaktin fizik.
Disa nga ata e preferojnë që kundërshtari të jetë sa më i “vështirë” dhe kjo me qëllim që të rrisin vetëvlerësimin e tyre.
Nëse diçka e tillë nuk na duket aspak “inteligjente” atëherë për John Rocho Pacella duhet të themi se ka kaluar çdo kufij të mundshëm.
Pacella nga shtëpia e tij, gjatë natës, ka telefonuar autoritetet dhe ka insistuar që ti dërgonin dikë që ai të grindej.
Duke pasur parasysh se personi në fjalë, që në atë moment dukej shumë i xhindosur, kishte dhe precedentë të mëparshëm penal në lidhje me agresione apo dhe dhunë seksuale, u kënaq nga autoritet dhe ata i dërguan një patrullë në shtëpi.
Sapo agjentët mbërritën, Pacella i qëndroi besnik premtimit dhe i sulmoi menjëherë,
Megjithatë, “sherri” zgjati shumë pak pasi në pak sekonda ai u arrestua nga forcat e rendit.
Aktualisht Pacella rrezikon shumë: faktikisht akuzat janë agresion i rëndë dhe rezistencë në publik ndaj forcave zyrtare të rendit.