Michael Caroll ka dalë përpara gjykatës në Britani pasi akuzohet se ka vjedhur një birrë dhe një sanduiç. Caroll, i cili në vitin 2002 pati fituar plot 9.7 milion paund në llotari, i ka shpenzuar të gjithë paratë dhe tani është katandisur sa të vjedhë një sanduiç.
Gjykata e dënoi 9 muaj me kusht babain e dy fëmijëve. Caroll tha se ishte i pirë dhe kishte harruar të paguajë. Kur ishte 19 vjeç, Caroll fitoi llotarinë dhe brenda disa vitesh kishte mbetur pa asnjë para në xhep.
Në vitin 2004 u arrestua për posedim kokaine. Në gjykatë mbërriti i veshur me unaza, byzylykë dhe varëse ari. Miqtë e tij thonë se harxhonte deri në 2 mijë paund kokainë crack në ditë.