Sipas nje studimi te fundit, video games-et mund te permiresoje shikimin e personave te lindur me katarakt. Merrni levat ne dore!
Lentet e kontaktit dhe kirurgjia nuk funksionojnë gjithmonë dhe vështirësia për te pare rritet me kalimin moshës. Tashmë ka një shprese. Situata mund te përmirësohet me ndihmën e një “terapie me loje”.
Doktor Maurer, i Universitetit te Kanadasë shpjegon: “Pasi kane luajtur video games për rreth 40 ore, ne një periudhe prej katër javësh, pacientet mund te shihnin me mire objektet e vogla si dhe mund te identifikonin me lehte fytyrat.”
Video games-et i detyrojnë sytë “përtacë” te aktivizohen dhe te punojnë. “Përmirësimet e pacienteve na tregojnë se truri i një te rrituri është mjaftueshëm elastik për t’i bere balle disa pamjaftueshmërive ndijore.” - vijon te thote mjeku.