Forumi Kuq E Zi
7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë 418662_379575995387161_141388129205950_1626370_1754431684_n
Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla.

Arrat kanë dy herë më shumë antioksidues të quajtur polifenole, krahasuar me të gjitha llojet tjera të pemëve me gëzhojë.

Për këtë shkak, arrat ndihmojnë organizmin tonë në luftë kundër radikaleve të lira, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në plakjen e organizmit dhe shkaktojnë sëmundje të shumta, tregon një studim i bërë në Universitetin e Pensilvanisë.

Pemët tjera me gëzhojë sikur që janë bajamet, kikirikët, fëstëkët, lajthitë dhe arrat indiane po ashtu janë të pasura me thartira yndyrore të pangopura, me vitamina dhe proteina, por shkencëtarët tërheqin vërejtjen se problemi ka të bëjë me faktin që njerëzit nuk konsumojnë sa duhet kësi pemësh, shkruan “Independent”.

Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla.

Ne sugjerojmë që njerëzit të hanë shtatë arra në ditë – thotë udhëheqësi i studimit Joe Vinson.


Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia e arrave zvogëlon shenjat e pleqërisë, si dhe na mbron nga sëmundjet e zemrës dhe disa llojeve të kancerit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
cti bej se un si preferoj arrat
Ky frut i mrekullueshëm është një burim i shkëlqyer i acideve lyrore, omega -3, një lloj lipidi me efekte mbrojtëse për organizmin, që trupi ynë nuk e prodhon dot.

Ndërkohë që pemët e arrave kultivohen për mijëra vite, llojet e tyre të ndryshme kanë dhe origjinë të ndryshme. Arra angleze ka origjinën nga India dhe nga zonat përreth detit Kaspik, ku njihet edhe si arra persiane. Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon vlerat e ketij fruti te mrekullueshem.

Në shekullin e IV të erës sonë, romakët e lashtë e prezantuan arrën në shumë vende të Europës, ku dhe filloi të kultivohet. Gjatë historisë së saj, pema arrës është vlerësuar në mënyrë të veçantë; jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, që shkon disa herë më shumë se ajo e njeriut, por edhe për përdorimin e saj të gjerë si: në ushqim, në mjeksi, në ndërtim, në ngjyrosje, si dhe si vaj llampe për ndriçim.

Arra e zezë dhe e bardhë e kanë origjinën në Amerikë, ku dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në dietën e indianëve të Amerikës.

Sot, prodhuesit kryesore të arrës janë: Amerika, Turqia, Kina, Irani, Franca dhe Rumania.


Arrat bëjnë mirë për shëndetin…Ky frut i mrekullueshëm është një burim i shkëlqyer i acideve lyrore, omega -3, një lloj lipidi me efekte mbrojtëse për organizmin, që trupi ynë nuk e prodhon dot. Përqëndrimi i acideve lyrore, omega -3, të arrat ofron një sërë të mirash për shëndetin, duke filluar nga mbrojtja e sistemit kardiovaskular, nga efektet anti –inflamatore në ratet e astmës, në artritin reumatik, si dhe në infeksionet e lëkurës si, ekzema dhe psoriasis. Gjithashtu, arrat përmbajnë një substancë antioksidante të quajtur ‘ellagic acid’, e cila forcon imunitetin dhe shfaq veti antikanceroze.


Arrat bëjnë mirë për sistemin e qarkullimit të gjakut

Duke shtuar arrat ne dietën tuaj, ndërmerrni një masë mbrojtëse për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Arrat janë të pasura në acide lyrore të pangopura dhe si të tilla ulin kolesterolin në gjak dhe parandalojnë komplikacionet që pasojnë nivelet e larta të kolesterolit. Përveç kësaj, arrat ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut brenda arterieve, duke parandaluar kështu edhe ataket që shkaktohen nga koagulat e gjakut.Efekti antioksidant i arrave mbron zemrën

Në një studim “Women’s Health Study”, në Iowa të Amerikës, është parë se përqindja e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, pati një ulje prej 11 -19%, si pasojë e konsumit të arrave 1-4 herë në javë, përkatësisht.

Akoma me ipresionante janë rezultat që u botuan në revistën britanike të ushqimit, ku disa studime, treguan një ulje rreth 37% të rrezikut të sëmundjeve koronare nga konsumi 4 herë në javë i arrave. Ky efekt shihet edhe nga konsumi i frutave të tjerë të thatë, siç janë bajamet, stikat apo gjalpi i tyre.

Benefitet e tjera nga konsumi i arrave:

•ndihmojnë në parandalimin dhe uljen e hipertensionit

•përmirësojnë profilin e kolesterolit te personat me diabet

•ulin nivelin e disa qelizave që akuzohen për shfaqjen e arterosklerozës

•mbrojne arteriet pas konsumit të një vakti të pasur në yndyrë

•parandalojnë formimin e gurëve në tëmth

•ndihmojnë në shëndetin e kockave

•ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës


Arrat – ushqim i trurit…!

Arrat janë menduar shpesh si “ushqim truri”, jo vetëm për arsye të ngjashmërisë së tyre me formën e trurit, por për përmbajtjen e tyre të lartë në omega . Përbërja e trurit në omega është më shumë se 60%. Këto qeliza të trurit ushqehen kryesisht me acidet lyrore të arrave, dhe të peshkut. Këto acide lyrore janë përbërësit kryesorë të membranës së këtyre qelizave. Studime epidemiologjike kanë treguar një lidhje midis depresionit dhe konsumit të acideve lyrore omega . Fëmijët që konsumojne sasi të pamjaftueshme omega janë më të prirur për probleme në të mësuar, në sjellje, pagjumësi, dhe mungesë përqëndrimi. Më shumë se 2000 studime tregojnë lidhje midis konsumit të ulët të acideve lyrore omega dhe problemeve të ndryshme shëndetësore. /shekulli/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons