DIBËR - Dy minorenë do të ndiqen në gjendje të lirë pasi dyshohen si autorët e shkatërrimit të bustit të Heroit Kombëtar në lulishten në mes të qyteti të Peshkopisë. Policia e këtij qyteti bën me dije se një ditë më parë kanë dokumentuar ngjarjen e ndodhur me datë 31.12.2012, ku u dëmtua Busti i Heroit Kombëtar, Nazmi Rushiti, i vendosur ne lulishten me të njëjtin emër.
Sipas policisë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për “shkatërrim të veprave kulturore” ndaj Mariglen E, 16 vjeç, banues në qytetin e Peshkopisë dhe Ardit D, 15 vjeç, banuës në komunën Kastriot të Rrethit Dibër.
Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanë dëmtuar me fishekëzjarre e kapsolla bustin e Heroit Kombëtar Nazmi Rushiti, natën e ndërrimit të viteve. / Gjergj Marku