Një 25-vjeçar nga Dibra është vënë në pranga për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve.
Taulant Spahiu, 25 vjeç, banues në fshatin Grevë të Dibrës është arrestuar mbrëmë nga policia e Peshkopisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin penal datë 23.05.2011 e ka dënuar atë me 270 000 lekë për konsumim të veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve” dhe pas konvertimit të dënimit e ka dënuar atë përfundimisht me 54 ditë burg.
Pas vendimit të gjykatës, policia e qarkut Dibër e kishte shpallur atë në kërkim.