Aktorja Jennifer Aniston dhe bashkëprotagonisti i filmit më të fundit në të cilin ajo ka interpretuar janë bërë bashkë në tapetin e kuq për premierën e komedisë “Wanderlust” në Los Angeles.
Aniston dhe Paul Rudd interpretojnë çiftin e bashkëshortëve Manhattan, të cilët përballen me papunësinë dhe vendosin të jetojnë në një fshat, pra të bëjnë një jetë rurale.
Aniston ka takuar të dashurin e saj aktual, Justin Theroux në setin e filmit i cili interpreton një rol të vogël në këtë komedi, atë të një mashkulli të dhënë pas aventurave të dashurisë.
Nga tapeti i kuq i kësaj premiere, Aniston është shprehur: “Kam pasur fatin të punoj me aktorë të jashtëzakonshëm. Secili prej nesh ka veçantitw e veta dhe jam shumë e nderuar që munda ta kisha këtë përvojë në një film i cili më ka dhënë shumë si profesionalisht ashtu edhe personalisht”.
Muaji shkurt është tepër i rëndësishëm për aktoren pasi ajo ka lindur në këtë muaj dhe këtë vit festoi 43-vjetorin e saj. Ndërsa më 22 shkurt ajo do të zbulojë yllin që mban emrin e saj në Hollywood Walk of Fame.
Sa i takon filmit të saj të fundit, komedisë romantike “Wanderlust” i regjisorit David Wain do të nisë projeksionin në kinema prej 24 shkurtit.