Silvio Berlusconi do të jetë sërish presidenti i Milanit. Është vetë ish-kryeministri italian që e deklaroi një gjë të tillë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Milanit dhe Arsenalit e fituar 4-0 nga kuqezinjtë.
"Vajza ime po më shtyn gjithnjë e më shumë në marrjen e presidencës së Milanit dhe një kërkesë e tillë nuk mund të refuzohet-tha Berlusconi.- Shpresoj që tifozët të më duan akoma. Në fillim isha si babai i futbollistëve, por tani më duket se do të jem gjyshi i tyre”
Më pas Berlusconi, pasi thuri elozhe për lojën e skuadrës së tij ndaj Arsenalit, shtoi se dëshiron që Milani të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës.
"Reali i Madridit dhe Barcelona, janë skuadra që praktikojnë një lojë fantastike,-vijoi Berluskoni,- pavarësisht nga situata që është në Ligën Spanjolle unë preferoj një ndeshje me Barcelonën sesa me Realin”.