Nokaut i Interit në “San Siro”, ku në një ndeshje të vlefshme për javën e 23-të të Serisë A, i lejon Novarës të vendit të fundit trepikëshin. Ai që vendosi ndeshjen ishte një gol i Karaciolos që në një kundërsulm të pimontezëve konkretizon me gjuajtjen e tij duke mposhtur Julio Cesarin.
Dalja e Interit nga “Meazza”, pas humbjes u kontestua mjaft nga tifozët. Fërshëllima finale e gjyqtarit solli edhe humbjen dytë rresht të zikaltërve, pas asaj turpëruese 4-0 ndaj Romës një javë më parë.
“Shkoni të punoni”, u dëgjua nga mbështetësit e tribunës veriore, të cilët kontesutuan gjatë takimit trajnerin Ranieri, për shkak të zëvendësimit të Polit me Forlan.
Zikaltërit ndalen me 36 pikë në klasifikim -9 pikë nga kreu.
Në dy takimet e tjera të Serisë A, Katania mund 4-0 Genoan, ndërsa në Bergamo, Atalanta-Leçe u mbyll 0-0.