Rrahjet e zemrës do të jenë shenjat e identifikimit në të ardhmen për secilin nga ne, ashtu si deri më tani, kanë qenë shenjat e gishtërinjve.
Ky është varianti i ri dhe unik, i paraqitur në bazë të një studimi të zhvilluar nga hulumtuesit në Universitetin e Hsing Chung të Tajvanit, sipas të cilit, trupi ynë bëhet gjithnjë e më shumë një fjalëkalim.
Kështu, sipas këtij studimi, rrahja e zemrës, ashtu si edhe shenjat e gishtave, do të tregojnë një model për çdo individ, dhe do të jetë unike sepse kurrë nuk do të mundet ta përsëritë veten e saj.
“Përmes matjeve të punës së zemrës me leximin e elektro-kardiogramës së tyre, mund të përcaktohet edhe një model individual për një sistem kriptografik”, shpjegon Chun-Liang, studiues i njohur tajvanez.
Siç është raportuar edhe nga “New Scientist”, thjesht vendosni majat e gishtave në pajisjen tuaj të EKG-së dhe kështu mund ta lexoni ritmin tuaj të zemrës, i cili është unik dhe dallon nga njëri person tek tjetri.
Ndërsa bëhet me dije se edhe gjiganti Apple, është duke punuar në një sistem të ngjashëm me një patentë të veçantë që në vitin 2010.