Situata në veri të vendit është paraqitur e mirë gjatë mëngjesit të së mërkurës, por ajo vështirësuar ndjeshëm për shkak të rifillimit të reshjeve të dëborës në mesditë duke bërë të pamundur edhe vazhdimin e operacioneve të ndihmës nga ajri.
Helikopterët e ushtrise mundën te kryejne fluturime vetem drejt Shalës dhe Shoshit, duke përfunduar operacionet e mëngjesit, por duke anulluar ato të parashikuar në komuna te tjera te vendit gjate dites. Sipas Shtabit te Emergjencave Civile ne vend nuk eshte paraqitur asnje urgjence mjekesore per te merkuren, nga zonat e bllokuara nga debora, por jane tranpsortuar me helikoptertet e Ministrise se Shendetesise disa te semure per sherbime mjekesore me te specializuara ne Tiranë.
Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale
Moti i keq
PS, plan afatmesëm për fatkeqësitë natyrore
Topi vizitë në Koman e Temal
Ngjela: Qeveri pa rezerva, turp
situata ne akset rrugore paraqitet e veshtire ne aksin Ulez-Burrel – Bulqize- Peshkopi, qe eshte i kalueshem me veshtiresi edhe duke perdorur zinxhiret. Eshte normalizuar segmenti Tiranë-Shkodër – Hani Hotit, i cili eshte i kalueshëm pa vështirësi, si edhe ajo Elbasan Korçë- Kapshtice i cili kalohet pa veshtiresi. Situata vazhdon te jete e njejte me ate te nje dite me pare. Pervec rrugeve nacionale, zonat rurale vazhdojne te jene te izoluara.
Ne disa fshatra te dukagujinit mungon energjia elektrike dhe per paosje nuk ka edhe asnje mundesi komunikimi me banoret per shkak te nmderperrejs se sherbimit telefonik celular.
Sipas Komitetit te Emergjences, autokolona e Forcave të Armatosura eshte dislokuar ne Kukes me 25 mjete per te realizuar operacionet e percaktuara nga Shtabi i Emergjences dhe Komiteti Nderministror. Nderkohe qe edhe pse vazhdon intesisvisht puna per zhbllokimin e situates ne rruget rurale dhe komunale ne zonat, ku eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme, ende nuk ka ndonje komune te dale nga izolimi, per shkak edhe te reshjeve te mesdites.