Qeveria miratoi projektligjin e ri për arsimin parauniversitar, që përveç rregullimit të marrëdhënieve mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve apo disa veçorive të tjera në mësimdhënie, ligji sjell edhe një risi tjetër.
Kjo ka te beje me percaktimin qe ne te gjithe sistemin e arsimit parauniversitar, te jete i detyrueshem mesimi i dy gjuheve te huaja, kur ligji aktual nuk e ka te detyrueshme gjuhen e dyte. Ligji nuk percakton se cilat do te jene dy gjuhet te detyrueshme, pasi ky eshte vendim qe merret ne menyre te pavarur nga secila shkolle ne Shqiperi. Kryeministri Berisha, i cili flet 4 gjuhe te huaja, foli me aq pasion per kete risi te projektligjit,
Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, janë fluentë në italisht, duhet të hapën më shumë ndaj spanjishtes, ndaj gjermanishtes, por edhe ndaj gjuhës kineze, si gjuhë e dytë
Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise saqe sugjeroi edhe mesimin e gjuhes kineze, si gjuhe e dyte, meqe sipas tij, realiteti i ri boteror dhe ndikimi global kinez do te ndihmoje shqiptaret ne komunikimin me popujt e tjere.
"Shqiptarët për definicion janë poliglot të lindur. Askush nuk ka aparatin e të folurës më të përshtatshme për të folur me shpejtësi çdo gjuhë se sa shqiptarët. Qoftë kjo për grupin anglo-sakson, neolatin, e grupit kinez, sllav, etj dhe pikërisht në këtë buron edhe fakti i pasionit të tyre për gjuhët e huaja. Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, janë fluentë në italisht, duhet të hapën më shumë ndaj spanjishtes, ndaj gjermanishtes, por edhe ndaj gjuhës kineze, si gjuhë e dytë", tha Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha projektligji vendos në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit dhe e bazon këtë arsim në 3 disiplina kryesore gjuhën shqipe, leximin dhe matematikën.
Rama reagon në Twitter
Kreu opozitës Edi Rama ka shprehur pikëpamjen e tij në lidhje me deklarimet e kryeministrit Berisha për mësimin e gjuhës kineze. Nëpërmjet një komenti në Twitter Rama thotë se “Te mesojme kinezce per te shpetuar! Shpikja e sotme e Kryeministrit gjate krehjes para televizioneve teksa Shqiperia digjet nen debore.
Ndërsa një një tjetër mesazh në lidhje me situatën në zonat e bllokuara nga dëbora Rama shkruan se “Ndame ndihma ne zonat e bllokuara te Librazhdit.Asnje kembe shteti.Solidariteti njerezor i vetmi garant mbijetese.Faleminderit bashkiakeve socialiste”.