Ecja zbathur mbi bar të flladitshim është një luks i rrallë që shumica prej nesh mund të shijojë vetëm gjatë kohës së lirë. Një kompani amerikane beson se sandalet që mundësojnë këtë mund të kthehet në ndjesi të zakonshme të gjërave.
Produkti i zhvilluar nga firma e këpucëve KUSA ka bërë që në anën e sipërme të mbathjes bartësi të ndjej barin nën këmbë. Kompania për 32 dollarë ka realizuar sandalet me një shtresë të hollë të rehatshme.
Dizajnuesi shpjegon se me këtë produkt ka sjell një kthesë në sandalet e plazhit tradicional.
Në vendimin e saj për të përdorur një alternativë sintetike, kompania KUSA ka sqaruar se ka zgjedhur një material me cilësi të barit të simuluar, aq sa është e mundur me pamjen natyrore me ndjenjën e barit të vërtetë.
Sandalet janë dizajnuar në formatet: të vogla, të mesme dhe të mëdha, të cilat kujdesen për këmbët e më të rriturve.
Prodhuesit paralajmërojnë se në fillim bartësit mund t’i ndjejnë këmbët e shtrënguara, por më pas këmba do të formojë konturet në të, ndërsa nëse bari sheshohet, ata sugjerojnë thjesht të “krehin”’ atë, por në asnjë rrethanë nuk duhet përpjekje për ta hequr atë.