Policia holandeze vendosi në pranga një të dyshuar, pasi ai mbylli veten në tualetet e aeroportit të “Schiphol” të Amsterdamit dhe pretendoi se kishte me vete një bombë.
Terminale të tëra u evakuan si pasojë e alarmit, ndërsa disa fluturime u anulluan. “Schiphol” është një prej aeroporteve më të ngarkuar të Europës.
Zëdhënësi i policisë ushtarake, Rob van Kapel, informoi se personi i arrestuar nuk paraqet asnjë rrezik të mëtejshëm dhe se për momentin nuk konsiderohet si i lidhur me ndonjë celulë terroriste.
”Është një lajm i mirë dhe “Schiphol” mund t’i rikthehet shërbimit të tij me kapacitet të plotë”, deklaroi zëdhënësi rreth orës 14:00.
Kërcënimet për sulme terroriste merren shumë seriozisht nga policia holandeze, sidomos që prej 25 dhjetorit 2009, kur një student nigerian u përpoq të kalonte eksplozivë pikerisht në një avion që nisej nga Amsterdami e kishte per destinacin Detroitin, në Shtetet e Bashkuara.
I riu kishte mbërritur në Amsterdam nga Lagos-i, Nigeri. Ai u deklarua fajtor për tentativen e hedhjes në erë të avionit të “Northëest Airlines”, në bordin e të cilit shpërtheu një bombë difektoze, e cila dëmtoi vetëm atë vetë.
Nigeriani, ende në proces gjyqësor, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.