Forumi Kuq E Zi
Dorëheqje, për të zgjidhur duart Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dorëheqje, për të zgjidhur duart Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dorëheqje, për të zgjidhur duart Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dorëheqje, për të zgjidhur duart Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Dorëheqje, për të zgjidhur duart Zogaj1
Kreshnik Spahiu dha dje dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në një gjest të menduar që në një anë kërkon të kotësojë Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur nga PD kundër tij dhe nga ana tjetër të zgjidhë duart si drejtues i Aleancës Kuq e Zi për t’ju përkushtuar asaj me kohë të plotë duke e transformuar në parti politike.

Dorëheqja në fjalë ishte parashkruar në horizontin e ngjarjeve të këtij viti, por duket se hetimi parlamentar e përshpejtoj në kohë. Është hera e parë në fakt që një komision hetimor, nga ato që rëndom Berisha i ngre për t’i përdorur si akrepa kundër zyrtarëve që nuk i do, shërben një zhvillim pozitiv në thelbin e vet. Sepse realisht ka pasur një anomali në dyzimin e Spahiut midis funksionit shtetëror të drejtuesit të KLD-së dhe liderit të një aleance popullore me përmbajtje politike. Me kalimin e kohës, me kristalizimin e temave dhe qëndrimeve të Aleancës Kuq e Zi për një varg çështjesh politike dhe nacionale, dy funksionet e Spahiut ranë në papajtueshmëri. Jo në ata papajtueshmërinë klasike formale kur fjala vjen një iks zyrtari nuk i lejohet me ligj të jetë edhe deputet apo drejtues politik, por në një papajtueshmëri më të qenësishme, që mund të quhet kundërshti, për të përdorur një fjalë elegante. Pra, funksionet e Spahiut ranë në kundërshti.

Kur premtonte si drejtues i Aleancës Kuq e Zi vendosjen e drejtësisë, ai kundërshtonte vetveten si nënkryetar i KLD-së. Kur futej në zyrën dhe lëkurën e funksionarit numër një të KLD-së, vetvetiu vetpaditej për populizëm si drejtues i Aleancës Kuq e Zi. Shumë njerëz në Shqipëri, duke mos i njohur mirë rebuset e sistemit të drejtësisë në vend, thoshnin: “Ore, me se do ta rregullojë ky drejtësinë nëse, fjala vjen, merr vota? A do ta rregullojë me KLD-në që drejton vetë sot”! Në vlerësimin e atyre që bënin pohime të tilla, Spahiu ishte i pari njeri publik në Shqipëri që premtonte politikisht një gjë, për të cilën paguhej zyrtarisht për ta bërë. Me fjalë të tjera, në sistemin gjithnjë e më të kalbur të drejtësisë në vend, nënkryetari, në dukje pasiv, i KLD-së, konsiderohej pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes.

Këtë kundërshti të dukshme kapi Berisha kur filloi ta sulmonte derisa ngriti edhe një komisioni hetimor kundër tij. Natyrisht, Berisha nuk e ka pasur me Kreshnikun si nënkryetar i KLD-së. Drejtësi me të ndërvarur nga qeveria se kjo e sotmja vështirë se do të kemi ndonjëherë në vitet dhe dekadat që na presin. Berisha e ka me Kreshnikun si drejtues i Aleancës Kuq e Zi. Duke dashur të zhvillojë e mbrojë një vijë të veten kombëtare, edhe pse duke shmangur me kujdes disa çështje të mprehta të përgjegjësisë qeveritare ku ka zënë në thua ëndrra e integrimit europian të shqiptarëve, Aleanca Kuq e Zi dhe vetë Kreshnik Spahiu, si drejtues i saj, janë konfrontuar pashmangshëm me qeverinë. Këtu e ka merakun Berisha, pavarësisht se është kapur me papajtueshmërinë.

Në këtë pikë Spahiu i ka dalë Berishës në shteg. I ka dhënë një të drejtë njeriut të luftërave përgjithësisht të padrejta. Qoftë edhe për këtë arsye, ai duhej të jepte dorëheqjen kohë më parë, qëkurse u largua nga format e rrumbullakosura të artikulimit dhe filloi të ballafaqohej si lider politik me qeverinë dhe forcat politike kryesore. Gjithsesi, më mirë sot se nesër. Dorëheqja e tij është një ngjarje pozitive në jetën politike dhe shoqërore shqiptare. Ai do të ketë gjithë kohën e duhur për t’u marrë me strukturimin politik të asaj që deri me sot ka funksionuar si lëvizje. Pagëzimi politik i lëvizjeve të tilla traversale me theks nacionalist është një moment shumë i veçantë për të ardhmen e tyre.

Shqipëria ka nevojë për energjinë dhe freskinë e prurjeve të reja politike. Me Aleancën Kuq e Zi mund të mos jesh dakord në shumë qasje dhe qëndrime, por, nga ana tjetër, kuqezinjtë janë një realitet ëndrrash dhe dëshirash gjallëruese dhe ripërtëritëse në këtë vend të mbërthyer prej krizave të shumëfishta politike, ekonomike, institucionale, morale e tjerë. Kreshnik Spahiu ka bërë mirë gjithashtu që e ka dërguar rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Duke ikur, ai tenton të vendosë një gur të paluajtshëm në ngrehinën e marrëdhënieve institucionale midis Kuvendit dhe KLD-së. Ashtu siç është rregulluar me vendim të Gjykatës Kushtetuese marrëdhënia e Kuvendit me Prokurorin e Përgjithshëm.

Por starti dhe ecuria politike e Spahiut dhe e subjektit politik që do të shpallë në ditët e ardhshme do të varen shumë nga një detyrim tjetër që kryetari i dorëhequr i KLD-së i ka publikut. Është fjala për krizën e rëndë të sistemit të drejtësisë. Për kulturën e pandëshkueshmërisë që na ka lenë e do të na lerë sërish jashtë Europës derisa ta çrrënjosim. Për gjyqtarët dhe gjykatat e korruptuara, për këtë gjendje të tmerrshme kur, siç do të thoshte Monteskieja, është helmuar edhe medikamenti. Spahiu ka qenë në majën e një institucioni me peshë të madhe në piramidën e drejtësisë. Ai ka shumë për të thënë se ku është lidhur nyja, nga vjen e keqja, çfarë e pengon KLD-në të jetë një gardiane institucionale e rreptë dhe e drejtë e sistemit, çfarë duhet rregulluar, si duhet rregulluar.

Në të vërtetë, për shkak të detyrës që ka mbajtur deri dje, Spahiu, i pëlqen apo nuk i pëlqen, nuk mund të bëjë si politikan asnjë hap të besueshëm në tema të tjera pa u dhënë përgjigje çështjeve të drejtësisë. Ka një perceptim shumë të përhapur në popull, sipas të cilit asgjë nuk do të ndryshojë, madje keq e me keq do të shkojnë gjërat në Shqipëri, nëse nuk rregullojmë drejtësinë. Siç kanë ardhur punët, drejtësia nuk ka për t’u rregulluar në vetvete. Në analizë të fundit, drejtësia do të rregullohet nga politika. Partitë e opozitës së bashkuar do të shpallin projektet e tyre, që variojnë nga moderacioni te zgjidhjet radikale. Do të këtë patjetër një të mesme përbashkuese. Opsioni i kuqezinjve nuk ka përse të mos jetë pjesë e kësaj të mesmeje, përderisa drejtësia nuk ka ngjyrë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons