Maj – Nëntor 2012, Shqipëria do të mbajë Presidencën e Këshillit të Evropës për herë të parë që prej 17 vjetësh anëtare e kësaj organizate. Të martën, KiE do të ketë moton shqiptare “Të bashkuar në diversitet”.
Shqipëria merr presidencën në një moment aspak të mirë, pasi ajo prej vitit 2009 ndodhet në monitorim për plotësimin e detyrimeve që i rrjedhin si anëtare e kësaj organizata.
KiE është themeluar me 5 maj të 1949 me qëllim bashkimin e vendeve të Evropës. Aktualisht Presidencën e Komitetin e Ministrave të KiE e mban Britania e Madhe ndërsa pas Shqipërisë do ta marrë Andora.
Vendi ynë në KiE përfaqësohet nga Margarita Gega, e cila është ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë. Ndërsa në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dy partitë kryesore parlamentare kanë përfaqësuesit e tyre që janë zgjedhur nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. /F.Stafa/