Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, ndërsa akuzohen për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia ditën e sotme në zonën e ish-”Fushës së Aviacionit” ka bërë të mundur prangosjen e dy personave, të cilët janë kapur me 2 kg hashash.
Në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar, sot janë kapur dy studentë, ndërsa për arsye hetimi identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur.
Policia ka bërë menjëherë bllokimin dhe shoqërimin e shtetasve që posedonin drogën.
Materialet për ndjekje të mëtejshme ligjore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës.