Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad deklaroi se brenda pak ditësh do të bëhet publike një arritje e rëndësishme e programit bërthamor të Teheranit.
Ahmadinejad nuk dha detaje të mëtejshme se përse bëhej fjalë, por shtoi se Irani, përballë presionit ndërkombëtar dhe kërcënimeve për një ndërhyrje ushtarake, nuk do të ndalë kurrë procesin e pasurimit të uraniumit.
“Me dëshirën e Zotit, bota do të jetë dëshmitare e arritjeve madhështore të shkencëtarëve tanë në fushën nukleare”, deklaroi presidenti Ahmadinejad.
Lideri iranian përsëriti edhe njëherë tjetër qendrimin e tij se Teherani është i
Irani
Sulmi ndaj Iranit? SHBA kontakte me Izraelin
Iran, 33-vjetori i Revolucioni Islamik
Turqia: Sulmi ndaj Iranit, katastrofë
gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Perëndimin, por se kjo duhet të zhvillohet me” respekt dhe transparencë të ndërsjelltë”.
Deklarata u bë para mbështetësve të presidentit iranian, që kishin dalë në sheshet e Teheranit me rastin e 33-vjetorit të Revolucionit Islamik, revolucion që rrëzoi regjimin e Shah-ut për të vendosur Republikën Islamike.
Festimet kryesore mbahen në Teheran, ku në sheshin Azadi, aty ku nisi revolucioni në janar të 1978-s, i ftuar është edhe kryeministri i Hamas-it dhe i Gazës, Ismail Haniyeh.
Festime mbahen edhe në shumë qytete të tjera të vendit të cilat transmetohen direkt nga televizioni shtetëror iranian.
Revolucioni Islamik, nisi në janar të vitit 1978 kur mijëra iranianë pushtuan rrugët dhe sheshet në vend duke paralizuar ekonominë iraniane. Një vit më vonë, familja mbretërore Shah, pasi dështoi në rivendosjen e situatës nën kontroll vendosi të braktisë Iranin e të largohet. Në janar të 1979 në Teheran kthehet nga azili Ajatollahu Khomeini, lideri i parë suprem i Republikës Islamike dhe udhëheqës i revolucionit.
Sulmi ndaj Iranit? SHBA kontakte me Izraelin
Shtetet e Bashkuara po mbajnë kontakte me zyrtarë të lartë izraelitë dhe po ndjekin nga afër mundësinë e një sulmi të Tel Avivit kundër Iranit për programin e tij bërthamor.
Zëri i Amerikës thotë se zyrtarët amerikanë shpresojnë që Izraeli t’u japë më shumë kohë sanksioneve të Perëndimit për të dhënë efektin e tyre ndaj Repulikës Islamike.
Izraeli e konsideron kërcënim madhor për ekzistencën e vet, programin bërthamor të Iranit, po kështu dhe SHBA, që është shprehur gjithnjë kundër Teheranit.
“Amerika është e vendosur të parandalojë Iranin në përpjekjet për të siguruar armë bërthamore. Unë nuk përjashtoj asnjë alternativë në përmbushjen e këtij synimi”, deklaroi presidenti amerikan Barack Obama.
Kjo deklaratë lë të hapur mundësinë e një ndërhyrje ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Aleatëve të saj kundër Iranit. Por hipoteza tjetër është ajo e një sulmi ajror izraelit ndaj bazave dhe centraleve bërthamore për të vonuar procesin e ndërtimit të bombës atomike nga ana e Iranit.
Nga ana tjetër, Irani mohon se me programin e tij bërthamor po synon ndërtimin e një bombe bërthamore. Teherani zyrtar thotë se programi i tij është për qëllime paqësore.
Ekspozohet avioni amerikan pa pilot
Pjesë e ceremonisë festive me rastin e 33-vjetorit të Revolucioni Islamik në Teheran është bërë edhe ekspozimi i një kopje të avionit pa pilot amerikan (drone), të cilin Irani pretendon se e rrëzoi në ditët e fundit të 2011-s në hapësirën e vet ajrore.
Avioni u ekspozua si “trofe” dhe dëshmi e forcës iraniane në sheshin Azadi para mijëra personave që merrnin pjesë me rastin e festimeve. Ai, sipas autoriteteve iraniane u rrëzua nga forcat Pasdaran teksa ishte duke “spiunuar” në hapësirën ajrore të Republikës Islamike.
Uashingtoni pranoi se avioni ishte pronë e tij. Vetë presidenti Obama në mes të muajit dhjetor u kërkoi autoriteteve iraniane rikthimin e mbetjeve të avionit.