Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, deklaroi të premten se një Iran me armë bërthamore do të ishte i papranueshëm, por theksoi se nuk është hartuar asnjë plan për një sulm ushtarak ndaj shtetit të madh aziatik.
Në intervistën e tij, Obama theksoi se nuk ka luajtur bllofin më parë kur ka kërcënuar Iranin me sulm dhe se i qëndron këtyre deklaratave, por shtoi se përpara komunitetit ndërkombëtar, një sulm i nxituar, pa provuar të gjitha metodat diplomatike, do të shërbente vetëm për të përforcuar reputacionin e Teheranit.
Irani, një shtet me 75 milionë banorë, pretendon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile, por Agjensia Bërthamore e OKB-së ka hedhur dyshime serioze
mbi mundësinë e zhvillimit të një program paralel armatimi.
Prej kohësh, në mediat ndërkombëtare kanë qarkulluar zërat mbi mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan mbi Iranin.
“Besoj se Izraeli, Irani dhe të gjithë vendet e tjera në botë e dinë se unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk bëj bllof. Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim dhe rikonfirmoj se për ne, një Iran zotërues i një arme bërthamore është i papranueshëm. Megjithatë, ndonëse përdorimi i forcës për zgjidhjen e çështjes mbetet një opsion, kemi gjithashtu të qartë që ky është opsioni i fundit”, bëri të qartë Obama.
“Në këtë moment, sanksionet ekonomike po japin efekt. Aleati i vetëm ndërkombëtar i Iranit është Siria, që gjithashtu është e përfshirë nga trazira të shumta. Një sulm në këtë moment do të ndihmonte Iranin të portrezonte veten si një viktimë”.
Deklaratat e Presidentit të SHBA-ve erdhën në ditën kur Irani mbajti zgjedhjet e tij parlamentare dhe përpara takimit të së hënës me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, një takim kyç për të përcaktuar qëndrimin e përbashkët të dy vendeve mbi zhvillimet në rajon.