Forca speciale të Britanisë së Madhe dhe Katarit po veprojnë në territorin sirian, ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov.
Deklarata e Bogdanov për agjencinë e lajmeve “Itar-Tass” vjen pas zërave të qarkulluar në ditët e fundit në mediat ndërkombëtare në këtë drejtim.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Londrës zyrtare përmes Foreign Office. “Britania e Madhe nuk ka trupa në terren në Siri”, ka deklaruar një zëdhënës për agjencinë e lajmeve “ANSA”.
Ndërkohë, të paktën 13 persona janë vrarë sot në Aleppo dhe një numër i pacaktuar të tjerësh kanë mbetur
Siria
Siri, shpërthime të reja, viktima
Siri, shtohen viktimat
Vijojnë sulmet në Homs, shqetësim i Ban Ki Moon
të plagosur nga zjarri i hapur nga forcat e sigurisë për të shpërndarë manifestuesit.
Lajmin e bëjnë të ditur aktivistët e të drejtave të njeriut, sipas të cilave vrasjet janë regjistruar në lagjet kryesore të qytetit, Firdaus, Marge dhe Kalasa.
Po nga të shtënat e trupave qeveritare, rreth 40 civilë në Meze, lagje e Damaskut ku po mbahej një korte anti-regjim, kanë mbetur të plagosur, shtojnë burimet.
Ndërsa më herët ishte raportuar për 39 të vdekur në Homs, edhe këtu si pasojë e ofensivave qeveritare kundër fraksioneve të rezistencës popullore.
Një mjek fliste për mbi 30 trupa të pajetë të mbërritur në një spital të improvizuar në lagjen Bab Amro, prej ditësh e kthyer në skenë masakrash.