“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë besim të plotë tek rikuperimi i ekonomisë italiane dhe shndërrimi i saj në një faktor stabiliteti në Europë”.
Kjo ishte deklarata e bërë nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, në përfundim të një takimi me kryeministrin e Qeverisë teknike Italiane, Mario Monti, në Uashington.
Ndërkohë, prestigjozja “Time” i ka kushtuar kopertinën e saj 68-vjeçarit, duke theksuar se nga veprimet e Montit dhe nga mbarëvajtja e ekonomisë italiane mund të përcaktohet fati i të gjithë Europës.
“Kemi bindjen e plotë se qeveria juaj është në gjendje të udhëheqë vendin drejt zgjidhjes së problemeve ekonomike”, iu drejtua Obama, liderit të Romës zyrtare.
Në takimin e ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Obama shprehu edhe “kënaqësinë” e tij për faktin që reformat e menjëhershme dhe të thella kanë arritur të nxjerrin ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës nga “lista e zezë”.
Nga ana e tij, Monti shprehu falenderimin për ndihmën e dhënë nga SHBA në këtë moment të vështirë të vendit të tij, ndërsa kërkoi thellimin e marrëdhënieve strategjike dhe ekonomike midis dy shteteve.
Sipas ekspertëve, takimi Obama-Monti ka një rol të rëndësishëm, pasi Kryeministri Italian kërkon të gjejë një partner të fuqishëm për t’iu kundërvënë politikës së Kancelares Angela Merkel, që ka vendosur çështjen e ruajtjes së euros mbi rritjen ekonomike.