Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Të dy palët janë shprehur se do të angazhohen për një bashkëpunim të të ngushtë lidhur me trajtimin e ankesave të qytetarëve të kryeqytetit.
Totozani ka kërkuar një koordinim me Bashkinë e Tiranës për çështjen e regjistrimit të romëve, duke menduar për rrugë ligjore, nëpërmjet të cilave do të mundësohet lehtësira financiare ndaj tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës duke vlerësuar veprimin e bujtjes në institucionin e Avokatit të Popullit të 8 familjeve rome, si një akt fisnik, shprehu angazhimin e tij për krijimin e një task- force për identifikimin dhe më pas për regjistrimin e romëve, banorë të Tiranës.
Totozani dhe Basha ranë dakord që të nënshkruajnë brenda një kohe të shkurtër një memorandum bashkëpunimi në fusha prioritare si: barazia gjinore, mbrojtja e pakicave dhe shkëmbim informacioni.
Në përfundim Avokati i Popullit dhe Kryetari i Bashkisë pranuan të jenë bashkorganizatorë të një mbrëmjeje bamirësie në favor të romëve në nevojë.