Një 29-vjeçar, shtetas shqiptar nga Fieri u ekstradua nga Greqia në Shqipëri. Lajmi u konfirmua nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana. Bëhet fjalë për shtetasin Gentjan Taullaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
29-vjeçari akuzohet pasi në datën 25.11.2009, në fshatin Maminas, Durrës, në bashkëpunim me Gëzim Gjikën, ka transportuar 109 kg kanabis sativa, e cila do të trafikohej drejt Kosovës.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Gentjan Taullaj i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.