Gjen vdekjen i përplasur nga një makinë, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ndërsa ka ndërruar jetë 60-vjeçari Agim Haka.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se Haka po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Laç-Patok, në momentin që është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga shtetasi Ndue Selala, 40-vjeç.
Uniformat blu, të cilat sapo janë sinjalizuar për ngjarjen, kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit, ndërsa konfirmon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.